INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 mënyrat për të qenë magnet për meshkujt. Femra, nxitoni!

5 mënyrat për të qenë magnet për meshkujt. Femra, nxitoni!

Publikuar më: 10:34 03-08-2018
Mesa duket vazhdojnë këshillat si ta bëni për vete një mashkull.
Eksperët, sugjerojnë 5 këshilla të cilat do ju ndihmojnë ta bëni për vete një mashkull që pëlqeni shumë, thjesht mundohuni t’i kushtoni rëndësi këtyre pikave:
 
1. Buzëqeshni
Një ndër gjërat që meshkujt ju vënë re, sapo ju shohin është buzëqeshja juaj. Mesazhet që përcillni duke buzëqeshur janë shumë pozitive në lidhje me karakterin tuaj. Nuk ju kushton gjë të buzëqeshni dhe të mos jeni shumë serioze!
2. Sjellja juaj me të tjerët
Një faktor kryesor që ndikon në tërheqjen e një mashkulli ndaj jush, është sjellja juaj me njerëzit e tjerë. Intv.al shton se duhet të jeni të sjellshëm edhe me të tjerët, pasi tregon shumë për ju. Mos harroni se meshkujt, nuk i duan femrat egoiste dhe mos flirtoni ndërkohë që jeni me të. 
3. Stili juaj 
Për një mashkull ka rëndësi, edhe stili juaj, pra mënyra si prezantoheni me pamjen tuaj të jashtme me të tjerët. Mundohuni, të dukeni të pastra, të shëndetshme dhe mos të reflektoni  idenë se nuk kujdeseni për veten tuaj. Thonjtë tuaj nuk është e nevojshme të jenë të dekoruara, por mjafton mos të duken të shkatërruara, pasi do dukeni sikur jeni të stresuara.
4.  Ndiqni shakatë e tij
Nëse ai mundohet të bëjë shaka dhe vërtet e ndjeni se ju bën për të qeshur, mos hezitoni të qeshni. Intv.al shton se nuk duhet të qeshni me çdo gjë që ai thotë, pasi do dukeni sikur po qeshni vetëm për t’ja bërë qejfin.
5.  Falenderoni
Nëse jeni diku me të dhe ju trajton shumë mirë, falenderojeni pasi do e bëni të ndihet i vlerësuar. Mos mendoni se e ka për detyrë për t’ju trajtuar mirë si femër, por bëni edhe ju pjesën tuaj. 
 
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773