INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Meshkujt e showbiz-it të cilët u bënë të famshëm nga partnerja e tyre [FOTO]

5 Meshkujt e showbiz-it të cilët u bënë të famshëm nga partnerja e tyre [FOTO]

Publikuar më: 18:00 22-06-2017

Janë seksi, muskulozë dhe të suksesshëm por këto janë 5 meshkujt e showbiz-it të cilet u bene te famshem nga partnerja e tyre

Një ndër ndjesitë më të bukura që përjeton një njeri është dashuria, e cila lind në rrethana të papritura apo dhe të ndryshme. Në showbiz ka shumë çifte që tani kanë edhe shumë vite bashkë si dhe ato çifte që nuk kanë shumë. Shqipëria ka shumë vajza seksi dhe shumë të famshme dhe disa prej tyre janë kurorëzuar në martesë apo janë shumë të dashuruara, dhe prej famës së tyre nuk përfituan vetëm ato por “përfituan” dhe dashuritë e tyre, partneret.  Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani, në IN Tv, foli për këto 5 meshkujt e showbiz-it të cilet u bënë të famshëm nga partnerja e tyre./intv.al/

Nora Istrefi dhe Robert  Berisha

Nora Istrefi ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe komentohet shpesh për sukseset e saj. Marrëdhënia e gjatë e dashurisë me muzikantin dhe bashkëshortin e saj, Robert Berisha, është gjatë gjithë kohës nën syrin investigues të gazetarëve, gjithashtu mund të thuhet se Nora jo vetëm i dha famë Robertit, por i dha dhe shtysë për tu bërë dhe këngëtar.

1_Robert_Berisha_dhe_Nora_Istrefi.jpg

 

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha

Patris Berisha ishte një personazh gati i panjohur për mediat deri në momentin kur u lidh me këngëtaren nga Shkupi, Tuna Sejdiu. Ata e bënë publike marrëdhënien e tyre disa muaj më parë, kur treguan edhe se do të bëheshin për herë të parë prindër. Aktualisht janë prindër të vogëlushit, Tian.

2_Patris_Berisha_dhe_Tuna.jpg

 

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari

Lori Hoxha është një nga vajzat më të njohura në Shqipëri dhe padyshim Lori është pjesë e showbiz-it edhe për historinë e saj të dashurisë me Vis Bajraktarin. Edhe pse gjithnjë i referohen si i dashuri i Lori Hoxhës, shumë e njohin edhe me emrin e tij të vërtetë, Visi.

3_Vis_Bajraktari_dhe_Lori_Hoxha.jpg

 

Adelina Ismaili dhe Vali Krasniqi

Adelina Ismaili cilesohet si nje nder kengetaret më të mira shqiptare si dhe disa e quajnë edhe si DIVA e skenës. Por nga fama e saj edhe dikush tjetër është bërë i famshëm, partneri i saj, Vali Krasniqi. Pas lidhjes me Adelinën, Vali është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar si dhe çifti janë shpallur si cifti më i bukur i estradës nga fansat.

4_Val_Krasniqi_dhe_Adelina_Ismaili.jpg

 

Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti

Bashkëpunimi i tyre në klipin më të klikuar “Të ka lali xhan” i afroi me njëri-tjetrin në një histori dashurie. Silva Gunbardhi pa dyshim ka qenë një ndër këngëtaret e preferuara të të gjithëve që prej fillimeve të karrieres, por ai që u bë i njohur pak më vone ishte Dafi, reperi i cili para se te bëheshe bashkë me Silvën nuk ishte shumë I përfolur në media . Cifti tani ata jane prindër të një djali me emrin Dalvi./intv.al/

5_Dafi_dhe_Silva_Gunbardhi.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0043849945068359