INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 mësime të rëndësishme që Marilyn Monroe na ka mësuar të gjithëve  [FOTO]

5 mësime të rëndësishme që Marilyn Monroe na ka mësuar të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 15:44 01-06-2018

Sot e gjithë dita është për ikonën e bukrisë, Marilyn Monroe. Nëse ajo sot do të ishte midis nesh do të festonte 92 vjetorin e lindjes. E konsideruar nga shumë njerëz si gruaja më e bukur e të gjitha kohërave, Marilyn Monroe do të jetë përgjithmonë një ikonë që nuk do të rreshtë së qeni simbol i bukurisë dhe elegancës. Ajo ka influencuar botën dhe vazhdon ta bëjë ende sot edhe pse nuk është më midis nesh. Në nder të saj po rikujtojmë disa mësime të rëndësishme për modën që ajo na ka mësuar të gjithëve.

 


1. Qëndro sa më e thjeshtë
Të gjithë mendojmë se Marilyn ishte një vazjë plot me shkëlqim dhe që binte në sy, por gjatë përditshmërisë së saj ajo vishej shumë thjeshtë, preferonte shumë pantallona jeans dhe bluza me ngjyra natyrale. 

a9773391f9095ce8724d75d6f862036f.jpg

 

 

 

2. Duaje trupin tënd

E dimë që trupi i Marilyn Monroe nuk ishte perfekt, përkundrazi kishte shumë celulit dhe jo në formë të duhur. Por pavarësisht çdo gjëje ajo e donte trupin e saj dhe e ekspozonte vazhdimisht. Madje pothuajse photoshoot-et e saj janë me bikini. 

c243406eb8c593d37107a73024a70cb7.jpg

 

 

3. Përqafo stilin femëror

Stili i saj ishte tipik femëror dhe prandaj ajo është pëlqyer kaq shumë nga të gjithë. Madje ishte një humnitare e madhe dhe një mbështetesë e feminizmit. 

4c7d0044ba78b6d190908bd45fbbd956.jpg

 


4. Mos nënvlerësoni fuqinë e takave të larta

Ajo i donte shumë këpucët e Ferragamos dhe kishte shumë palë këpucë nga kjo firmë. Mesazhi i saj ishte i thjeshtë: Më jepni takat e duhura dhe e sigurt që do të shëtis dhe sundoj gjithë botën me to. Të gjithë ne e dimë fuqinë që kanë takat. “Nuk e di kush i ka shpikur takat e larta, por të gjitha gratë ndihen në borxh me të”, është shprehur Marilyn.

11083670_10155414924595615_7702573182601759826_n.jpg

 


5. Vishni të kuqe!
Mund të themi me bindje se Marilyn Monroe ka shpikur buzëkuqin e kuq, i cili është ikonik. Ajo njihet për buzët e saj të bukura dhe të kuqe. Por ajo gjithashtu preferonte që të kuqen ta aplikonte edhe në veshje. Marilyn thjesht na tregoi që e kuqja nuk del kurrë nga moda, përkundrazi me këtë ngjyrë do të jesh shumë stil, sensuale, elegante dhe seksi.

large_MHG-MMO-R-5-ESM-20.jpg

 

P.s: Të duam shumë Marilyn!

Article Logic
Execution time: 0.0042760372161865