INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 mijë euro GJOBË kush e refuzon/ Ja çfarë ndryshon në Maqedoni me zyrtarizimin e gjuhës shqipe!

5 mijë euro GJOBË kush e refuzon/ Ja çfarë ndryshon në Maqedoni me zyrtarizimin e gjuhës shqipe!

Publikuar më: 22:49 15-01-2019

Gjuha shqipe në Maqedoni u zyrtarizua, megjithë reagimet e ashpra të presidentit të Maqedonisë Ivanov dhe opozitës VMRO-DPMNE, që e quan zyrtarizimin akt të dhunimit të demokracisë.

Çfarë parasheh ligji?

Ligji për gjuhët parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe si në të shkruar ashtu edhe në folur si në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor, administratën publike si dhe ndërmarrje e institucione tjera. Me këtë ligj drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t'i udhëheqin në gjuhën e tyre, ndërsa të gjitha aktet botohen edhe në gjuhën shqipe. Mbishkrimet në nivel qendror do të jenë në dy gjuhë. Gjithashtu me këtë ligj parashihet që uniformat e policisë, të zjarrfikësve dhe të punonjësve shëndetësorë të jenë edhe në gjuhën shqipe në Shkup dhe komunat, ku mbi 20 për qind e popullatës janë shqiptare.

Për zbatimin e ligjit për gjuhët do të jenë përgjegjëse Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektoriati për Përdorimin e Gjuhëve. Për moszbatim të ligjit janë paraparë edhe gjoba për institucionet nga 4 deri në 5 mijë euro. Gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjitha institucionet në Maqedoni janë të obliguara t'i zbatojnë obligimet e ligjit.

Xhaferri: Obligim të respektoj kushtetutën

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e nënshkroi të martën ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili tanimë u botua edhe në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. E kam ndërmarrë këtë veprim, pasi prita një vit kreun e shtetit, ka thënë Xhaferri. "Për faktin se ai nuk pranoi të zbatojë obligimet e tij është kompetencë dhe obligim i imi që unë që respektoj kushtetutën dhe ligjet që ka miratuar Kuvendi dhe me vullnetin t'i vë në veprim dhe me këtë vlerësoj se kam zbatuar kompetencat e mia kushtetuese”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107