Policia ka sekuestruar sot një sasi rekord eurosh, si edhe 8 pasuri të paluajtshme dhe aksione në kompani ndërtimi, të cilat i përkasin Arjan Ndocit, i cili përdor edhe katër emra të tjetë si: Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni.
Ndoci është një emër tepër i njohur pasi në prill të këtij viti, autoritetet spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane i kapën 1 ton kokainë në Spanjë, e cila vinte nga Amerika Latine.
Nga hetimi i amerikanëve u zbulua se Ndoci ishte koka i këtij grupi, të cilit krahas kokainës i'u kapën edhe 1.5 milion euro në cash.