INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“5 milionë euro në muaj”, Tahiri: Edhe sikur gjithë Shqipërinë t’a mbillja me drogë, nuk mund të fitoja aq

“5 milionë euro në muaj”, Tahiri: Edhe sikur gjithë Shqipërinë t’a mbillja me drogë, nuk mund të fitoja aq

Publikuar më: 21:05 19-10-2017

Tematika e ditëve të sotme si në media ashtu edhe ndër qytetarët e thjeshtë shqiptarë, është përfshirja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në trafikun e lëndëve narkotike. Për këtë ai ishte i ftuar për tu përballur me gazetarët për të vërtetat e çështjes së tij në emisionin “Opinion”. Ai ka folur në lidhje me bisedën e Habilajve, ku shpreheshin se Tahiri në një muaj fitonte 5 milionë euro.
Ish-ministri u shpreh se ajo që trafikantët kanë thënë është qesharake, se për logjikën e çdokujt është banale, pasi nuk mundet që një ministër vetëm pas dy muajve që e kishte marrë detyrën, të fitonte shuma të tilla marramendëse nga trafiku i drogës.
Teksa është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për faktin nëse është fotografuar Habilaj me një ministër të kabinetit qeveritar Rama, Tahiri e ka mohuar. Ai tha prerazi se nuk ka dijeni për këtë.

Si i komentoni përgjimet ‘5 mln euro në javë i do Saimiri’?
Dy njerëz pasi kam marrë unë detyrën; që sapo kisha nisur punën merrja 5 milionë euro, kjo është jashtë logjike. Sikur gjithë Shqipërinë të mbillja me kanabis, nuk do i merrja kurrë aq.

A ke marrë dhurata nga ata?
Kurrë jo.

Nuk kishte asnjë dijeni për këta personi ju si ministër i Brendshëm? Kur ai thotë se kemi blerë policinë, radarët.
Dy trafikantë ordinerë që thonë për ministrin e Brendshëm që unë fitoja 5 mln euro, unë mendoj se është kaq banale, idiotësi dhe nuk ka nevojë për asnjë koment më tutje. Përtej kësaj, për disa përgjime që pres të sqarohen në prokurori, ku emri im përmendet disa herë…

Më shkruan një oficer policie se Habilaj në 2012-ën ishte përfshirë në veprimtari kriminale 

Unë kam neglizhuar të pyes, që apo ja shes njerëzve që kanë rekorde. Në dijeninë time po ia shisja ca njerëzve dhe pikë. Skam menduar gjatë se po ia shes X apo Y. Mua mu duk kënaqësi e madhe që po shisja makinën.

E keni blerë 23 mijë euro dhe e keni shitur 10 milionë leke…
Se kam parasysh kontratën.

Lorenc Vangjeli: Nuk keni pasur sinjale nga DEA?
Kurrë skam pasur. Unë kam qenë i kujdesur në marrëdhënie me këdo.

A ishin Habilajt militantë të PS?
Nuk kam dijeni

A keni shkarkuar policë me urdhër të tyre?
Kurrë

A janë fotografuar Habiljat edhe me një ministër tjetër të qeverisë?
Nuk kam dijeni. Politikanët që po shoqërohen në fushatë me precedentë penale ka plot. Politikanë që fotografohen me njerëz me precedent penal ka plot. Kjo është Shqipëria jonë.

Nuk ka qenë spot që politika shoqërohej me ta..
E ke gabim. I merrte në makinat e shtetit. Ka pasur edhe politikanë që kanë udhëtuar jashtë me kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383