Këto ngjarje i kanë ndodhur me siguri shumicës prej jush që keni një partner në jetën tuaj: Ka patur ditë në të cilat keni qenë të dy në humor.
Jeni zënë, jeni puthur, në nerva e sipër I keni hedhur veshjet e tij jashtë pastaj i keni marrë përsëri etj. Ka shumë gjëra që mund të vrasin plotësisht gjendjen shpirtërore, por disa janë më të zakonshme se të tjerët. Si p.sh:
1. Telefonata e mamasë. Është ora 10:30 ditë e mërkurë. Ajo nuk do të telefononte nëse nuk ishte diçka e rëndësishme, kështu që sigurisht që duhet ta ndalosh kohën tënde dhe pse e zhveshur për t’u siguruar që diçka e tmerrshme nuk ka ndodhur. Por kupton që dëshiron vetëm të dijë si mund të përdori një opsion në celularin e saj dhe patjetër që askush nuk dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale pas kësaj!
2. Dëgjuat një zhurmë të çuditshme diku në shtëpi. Mos e injoroni atë, Njerëzit në filmat horror e bëjnë (dhe janë gjithmonë ata që vdesin të parët). Natyrisht, do kuptoni se macja juaj ka thyer dicka por pse të rrezikoni fundja?!
3. Njëri prej jush bie nga krevati dhe e bën mbajtjen e seriozitetit shumë të vështirë. Doni të dukeni të shqetësuar dhe të pyesni si është po thjesht e pamundur ta bëni…
4. Një lëndim i keq në momentin që jeni duke kryer marrëdhënie seksuale. Kjo është arsyeja pse ju duhet të bëni streching gjithmonë para seksit!
5- Sëmuresh papritur pikërisht në një darkë romantike. Pas një dite të lodhshme keni gjetur momentin për tu relaksuar në një ambient të qetë jashtë, buzë detit dhe filloni të ndjeni një dhimbje barku krej papritur! Kjo nuk është dita juaj me fat. Por nqs, do të keni kohë duhet të bërtisni “Hapni rrugënnnnn”, ndërsa vraponi për në banjo.