INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 përdorime të filtrave të kafes që mund t'ju ndihmojnë shumë

5 përdorime të filtrave të kafes që mund t'ju ndihmojnë shumë

Publikuar më: 12:20 01-07-2018

Kafeja është ndër pijet më popullore e përdorur gjerësisht në botë, e veçanërisht në vendin tonë. Filtrat e kafesë, janë shumë të dobishme ndaj mos i flakni kot dhe shihni si mund t'i përdorni:


1. Dritare dhe pasqyra të pastra
Një përdorim i filtrave të kafesë është ai në dritare dhe pasqyra. Pstrojini ato më këto filtra dhe ato do të shkëlqejnë.

2. Pastron pluhurin në TV tuaj
Një filtër kafeje është ideal për të grumbulluar të gjithë pluhurin në televizorin apo telefonin tuaj.

3. Përdoreni si sitë
Një opsion për t'u përdorur si sitë, sepse ka aftësinë të pengojë kalimin e ushqimit, madje edhe të grimcave më të vogla të tij.

4. Pastron syzet
Nëse lecka me të cilën pastroni syzet ju ka humbur ose nuk është më e pastër, mos u shqetësoni. Ka një zgjidhje alternative edhe për këtë. Një filtër kafeje është zgjidhja për të pasur xhama syzesh të pastër.

5. Thithin vajin e tepërt
Mund ta përdorni gjërësisht në kuzhinë kur skuqni ushqime. Për shembull, nëse sot për drekë keni ndërmend të skuqni patate, vendosni në pjatën ku do t’i hidhni patatet e skuqura një filtër kafeje. Shërben si një thithëse ideale e vajit të tepërt dhe ska më yndyrna në sasi të mëdha në ushqimet tuaja.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613