INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 problemet që vetëm femrat me gjoks të madh i kuptojnë

5 problemet që vetëm femrat me gjoks të madh i kuptojnë

Publikuar më: 14:44 19-04-2017

Ndonëse për dikë mund të jenë tërheqëse, gjoksi i madh për femrat shpeshherë është një problem sidomos në jetën e përditshme.

Probleme gjatë ciklit menstrual: Siç e dini tanimë, periodat shoqërohen me ënjtje dhe dhimbje të gjoksit. Të gjitha femrat kanë probleme në ditët e vështira të ciklit, por për femrat me gjoks të madh, problemi është edhe më i madh.

Aktiviteti fizik bëhet shumë i vështirë: Gjoksi i madh bëhet pengesë e madhe për aktivitete fizike, sidomos kur lëvizjet janë të shumta. Kështu që femrat të cilat kanë një të tillë, nuk mund të bëjnë çdo lloj lëvizjeje për ta mbajtur trupin në formë.

Çanta tip “postieri” dhe rripi i sigurisë në makinë janë armiqtë tuaj: Sado të dëshironi të ndiqni modën dhe të blini një çantë me rrip si të postierit, nuk mundeni sepse hapësira e ngushtë ose joekzistuese mes gjinjve tuaj nuk e lejon këtë. E njëjta gjë ndodh edhe me rripin e sigurisë në makinë të cilin nuk dini ku ta vini.

Kombinimi bluzë e ngushtë me sutjena që shtrëngojnë janë një traumë e vërtetë për femrat me gjoks të madh. Sutjenat e shtrënguara apo të vogla, së bashku me një bluzë të ngushtë e bëjnë gjoksin të ngrihet përpjetë. Në këto raste duket sikur keni bërë operacion plastik në gjoks, ndërkohë që juve ju merret fryma. Pa folur këtu për rastet kur pjesë të gjoksit dalin sipër apo anash sutjenave.

Tërheqja e vëmendjes: Me siguri që e keni dëgjuar të paktën një herë këtë frazë nga një djalë. Vetëm se në momentin kur ai bën këtë kompliment “të pafajshëm” nuk është duke parë sytë tuaj, por gjoksin, Megjithëse është mikluese të tërheqësh vëmendjen e seksit të kundërt pa bërë pothuajse fare përpjekje, disa herë kjo është e lodhshme, sidomos kur bashkëbiseduesi i bie gjithmonë një gozhde.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439