INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të ktheheni me ish-in

5 pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të ktheheni me ish-in

Publikuar më: 16:34 22-07-2020

1. Jeni të sigurt apo thjesht ju dhëmb ndarja?


Ndarja mund të jetë zgjedhja e duhur, por thuajse gjithmonë është zgjedhja më e dhimbshme. Nëse mendoni se duhet të ktheheni me ishin, pyesni veten: Mos vallë ndarja ishte një gabim apo thjesht jam zemërthyer tani? Nëse thjesht po vuani për momentin, por e dini që ndarja ishte zgjedhja e duhur, mos u ktheni.

2. Çfarë do t’i thonit shoqes së ngushtë po të ishte në të njëjtën pozitë?

Vërtet që çfarë ndodh mes një çifti mbetet mes tyre, por ju vlen shumë ta pyesni veten ç’do të thonit në këtë rast nëse në vendin tuaj do të ishte shoqja e ngushtë. A ishte një ndarje e papritur apo e paramenduar? Ndihesh e penduar apo e çliruar? Kemi tendencën t’i trajtojmë shoqet me më shumë dhembshuri nga ç’trajtojmë veten, prandaj bëjmë mirë t’i dëgjojmë këshillat që u japim.


3. Si riparohen problemet që kishit dhe a jeni të gatshëm t’i riparoni?


E zëmë se doni të ktheheni me ishin dhe ishi do të kthehet me ju. Me vete, në lidhjen e re, bartni edhe problemin që ju shtyu të ndaheshit. A jeni të gatshëm të punoni bashkë për ta superuar?

4. A po e shihni situatën me qartësi?

Merrni një javë vetëm. Pastaj një javë tjetër. Pastaj edhe një tjetër. Ju duhet koha e nevojshme për të pastruar sytë dhe për ta parë situatën me qartësi. Vetëm në këtë mënyrë do të kuptoni nëse doni të ktheheni me ishin sepse është gjëja e duhur apo gjëja më e thjeshtë.

5. Çfarë ju tremb?


Kur e lë frikën të sundojë zgjedhjet që bën në jetë, thjesht zvogëlohesh e zvogëlohesh si njeri deri sa zhdukesh tërësisht.

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457