INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 rregullat që ndihmojnë çdo femër mbi 25-vjeç, të duket gjithmonë e bukur dhe e re

5 rregullat që ndihmojnë çdo femër mbi 25-vjeç, të duket gjithmonë e bukur dhe e re

Publikuar më: 13:27 05-07-2018
Që lëkura juaj të duket gjithmonë e re edhe me kalimin e moshës duhet të filloni të kujdeseni për atë që të duket edhe më e freskët.
Ekspertët, sipas intv.al  veçojnë disa rregulla që duhet t’i ndiqni:
1. Mbani atë që keni
Ju jeni ende të rinj dhe të bukur dhe nuk keni nevojë për produkte kozmetike për të 'pasur një pamje të shëndetshme'. Qëllimi juaj është të ruani freskinë që ju është dhënë nga natyra.
Çfarë duhet të bëni: Pyesni veten nëse ja vlen të përdorni produkte kozmetike, apo ta lini të marrë frymë lëkura juaj lirisht.
2. Hidratojeni 
Kjo nuk do të thotë se duhet të përdorni krem hidratues, por ka mënyra të tjera për ta hidratuar lëkurën, psh: konsumoni sa më shumë ujë. Më kalimin e viteve, elasticiteti i lëkurës nuk është më i njëjti dhe duhet të kujdeseni sa më shumë.
3. Mos e prekni lëkurën
 
Çfarë duhet të bëni?
-Hiqeni zakonin e prekjes së fytyrës kur nuk është e nevojshme.
-Mos i fshini  sytë  me duar, mund të dëmtojë lëkurën 
-Përdorni  jastëkë mëndafshi dhe ndryshojini ato 1-2 herë në javë
- Mbajeni telefonin larg fytyrës
4. Mbrojeni lëkurën nga dielli
 
Çfarë duhet të bëni, sipas intv.al?
Mos harroni rregullin kryesor, të përdorni krem mbrojëtës nga dielli.
- Rritja e intensitetit të procedurave të hidratimit me 1,5-2 herë.
5. Mos abuzoni më
Nëse në moshën 20-vjeçare dilnit natën dhe abuzonit, pas moshës 25-vjeçare trupi juaj nuk është më i njëjtë dhe duhet të keni kujdes. Lëkura është ajo që ndikohet më shpejt, prandaj duhet të flini mjaftueshëm dhe të bëni një jetë më aktivitete fizike.
Burimi: Bright Side
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.003831148147583