INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 sekrete bukurie që qëndrojnë pas niseshtesë që të gjitha vajzave do t’ju hyjë në ndihmë!

5 sekrete bukurie që qëndrojnë pas niseshtesë që të gjitha vajzave do t’ju hyjë në ndihmë!

Publikuar më: 19:00 18-12-2018

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesor të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është se mund të përdoret gjerësisht edhe si produkt bukurie!Kjo gjë ndoshta nuk është e re për gjyshet tuaja, pasi në kohën kur mundësia për të patur një krem apo gjithëfarë produkti tjetër kozmtik, ishin përbërësit natyralë ata që u vinin grave në ndihmë! Por nëse ju nuk dini se çfarë të bëni me këtë produkt e si ta përdorni, lexoni më poshtë:

Maska anti-rrudhë
Përzieni ¼ e filxhanit me niseshte misri me një të bardhë veze dhe 2 lugë qumësht. Aplikojeni këtë masë homogjene në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta derisa fytyra të ndihet e tendosur. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe përsëriteni këtë maskë rregullisht për të luftuar rrudhat e para të bukurisë, shkruan living.al.


Pastron qelizat e vdekura të lëkurës
Një mënyrë natyrale dhe e butë për të hequr qafe qelizat e vdekura të lëkurës që e lënë çehren tuaj të pajetë është duke masazhuar niseshte misri në fytyrën tuaj të lagur. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndriçuar kompleksin e lëkurës.

Neutralizon erën e djersës
Fshijini sqetullat tuaja me një leckë të lagur me alkool e prisni sa lëkura të thahet. Më pas lyejini direkt me niseshte misri për të mbajtur këtë zonë të trupit të thatë ! Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të neutralizuar aromën e djersës.

Shampo e thatë
Nuk keni kohë të bëni një dush dhe yndyra e flokëve është e dukshme. Ajo që duhet të bëni është të spërkasni pak niseshte në rrënjët e flokëve që kjo e fundit të përthajë yndyrën. Më pas shkundni flokët për të eliminuar mbetjet e niseshtesë.

Trajton djegiet e diellit
Përzieni pak niseshte misri me ujë dhe aplikojeni masën e përftuar në zonën ku jeni djegur nga dielli. Lëreni për disa minuta dhe do të shihni sa do të qetësohet lëkura juaj.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082