INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Sekrete që meshkujt i fshehin femrave

5 Sekrete që meshkujt i fshehin femrave

Publikuar më: 11:24 01-06-2016
Disa gjëra meshkujt nuk ja tregojnë femrave për arsye të ndryshme.
Ekspertët kanë listuar disa gjëra që meshkujt nuk ja thonë femrave, por  është me shumë rëndësi që femrat të vihen në dijeni.
 
1. Ata nuk joshen vetëm me ju
Femra, mos u mërzisni nga ky fakt, sepse kjo nuk do të thotë se ai nuk ju dëshiron ju. Kjo gjë ndodh instiktivisht, por ai nuk jua thotë për të mos hapur keqkuptime mes jush.
 
2. E kanë të vështirë të mbajnë premtime
Edhe pse ju duheni me njëri-tjetrin, kur vjen puna te premtimet e kanë të vështirë t’i mbajnë. Për ta, premtimi  është një ndër gjërat më të vështira, por nuk e reflektojnë këtë gjë te partnerja e tyre.
 
3. Dëshiron të ketë hapësirën e tij
Nëse një femër e kupton këtë gjë, do ishte fantastike për ta. Kjo sërish nuk do të thotë se nuk ju do, por ka nevojë për pak reflektim, pra të qëndrojë vetëm.
 
4. Nuk pëlqejnë t’i pyesin shpesh
Edhe pse nuk jua vë në pah këtë gjë, mos harroni se pyetjet e shpeshta ndaj një mashkulli, është një ndër gjërat që e bezdis atë më shumë. Atij i duket sikur po i kërkoni llogari, gjë të cilën e urrejnë.
 
5. Nuk e duan presionin
Ndryshe nga femrat, meshkujt  nuk e durojnë dot presionin. Nëse femrat edhe mund ta durojnë, meshkujt nuk duan as ta imagjinojnë një lidhje me presion.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102