INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Sekrete të rëndësishme që meshkujt dhe femrat mbajnë ndaj njëri-tjetrit

5 Sekrete të rëndësishme që meshkujt dhe femrat mbajnë ndaj njëri-tjetrit

Publikuar më: 11:25 16-09-2016
Meshkujt dhe femrat kanë sekrete që i  mbajnë ndaj njëri-tjetrit.
Në këtë artikull, do ju sjellim, disa prej sekreteve kryesore që mbajnë të dy parnterët. E nisim me femrat, në bazë të disa prej përgjigjeve të tyre:
 
1. Nuk tregojnë sa harxhojnë nga karta e kreditit
Disa nga femrat, i fshehin partnerit të tyre sa harxhojnë, sepse kanë frikë se do kritikohen nga shuma e harxhuar. Ato preferojnë që këtë gjë, ta mbajnë sekret ndaj bashkëshortit.
 
2. Nuk i tregojnë për planet që kanë
Ato preferojnë që mos t’ja shprehin partnerit, ndonjë plan që duan të realizojnë, sepse druhen nëse ai do e kundërshtojë.  Femrat zgjedhin, të duket sikur gjërat ndodhin krejt rastësisht.
 
3. Vjehrrën nuk e duan
Në fakt, femrat nuk duan të shprehen hapur çfarë mendojnë për nënën e partnerit. Ndoshta partneri e di që nuk është mikja e tyre, por në realitet nuk e ka idenë, se çfarë flet me shoqet bashkëshortja e tyre për vjehrrën.
 
4. Ndonjëherë nuk e mendojnë kënaqësinë  seksuale me të
Femrat, në disa raste duan ta kënaqin veten e tyre me mënyra të ndryshme. Kjo nuk do të thotë, se nuk po i kënaq partneri në shtrat, por për ta thyer monotoninë duan të masturbohen.
 
5. Nuk tregojnë kurrë numrin e vërtet të partnerëve që kanë pasur
Një femrër ka frikë se do gjykohet nga partneri aktual, për jetën seksuale që ka pasur. Më mirë, preferojnë të thonë, se nuk kanë pasur shumë.
 
Tani, është lista e gjërave që meshkujt nuk ja shprehin femrave:
 
1. Nuk duan që bashkëshortja të  dalë me një shok
Meshkujt, e kanë të vështirë ta thonë hapur se nuk duan që partnerja e tyre të shoqërohet vetëm me një shok. Edhe pse ju i keni thënë se nuk ka asgjë mes jush, sërish meshkujt bëhen xhelozë dhe nuk e durojnë dot këtë gjë. Nuk do reagojnë, por në vetvete nuk e pëlqejnë.
 
2. Nuk duan të tregojnë se dikur ka tradhëtuar partneren e tij
Meshkujt, e kanë bezdi të tregojnë detaje nga e kaluara, sidomos nëse bëhet fjalë për tradhëti. Ata preferojnë të qëndrojnë të heshtur, sesa  të tregojnë të vërtetën e së kaluarës së tyre.
 
3. Nuk thonë, nëse ka pirë një kafe me një ish-partnere
Mos u mundoni, të gjeni të vërtetën, ai kurrë nuk do t’jua thotë se ka pirë kafe me një ish-parntere. Edhe pse nuk ka rëndësi për të, dyshimet do t’ju shkatërrojnë dhe do prishni lidhjen.
 
4. Nuk vijnë direkt në shtëpi, pas pune
Meshkujt, e dinë se nëse shkojnë direkt në shtëpi, do ndihmojnë bashkëshorten. Ata preferojnë të bëjnë një xhiro në park, sesa të shkojnë në shtëpi, pas një dite të lodhshme pune.
 
5. Hanë ushqime me kalori
Meshkujt, të cilët duan të humbasin kg, fshehurazi konsumojnë ushqime të shijshme. Partnerja, mbikqyr  çdo gjë që ai konsumon, që të mos shëndoshet, por mashkulli e gjen një mundësi t’i hajë fshehurazi pa ju thënë gjë.
 
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039701461791992