INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Sekretet  për një lidhje të lumtur

5 Sekretet për një lidhje të lumtur

Publikuar më: 15:03 13-01-2017
Për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme ende nuk ka një formulë të caktuar.
Sipas intv.al, terapisti i çifteve Fran Walfish në  Beverly Hills, CA thotë: Çiftet më të lumtura kanë të gjithë një të përbashkët, kuptojnë gabimet e njëri-tjetrit.  Ja si veprojnë çiftet e lumtura:
 
1. Ata nuk presin Shën Valentinin për të festuar së bashku
Kjo është një ditë e veçantë për të dashuruarit, por disa e mendojnë ndryshe. Për disa të tjerë kjo ditë është e zakonshme, sepse i kushtojnë rëndësi çdo ditë lidhjes së tyre.
 
2. Nuk mjaftohen vetëm me një darkë romantike
Çifet e lumtura, nuk mendojnë se një darkë romantike do e bëjë lidhjen e tyre më të mirë. Ata preferojnë të zhduken rastësisht, diku larg vendeve që shkojnë zakonisht, për të zbuluar vende të reja. Intv.al shton se  kjo i ndihmon ata, të mos mërziten lehtë.
 
3. Ata e kuptojnë me lehtësi njëri-tjetrin
Një nga gjërat më të bukura në një lidhje është të kuptohesh direkt. Këto çifte kanë krijuar kode që vetëm ata i kuptojnë.  Sipas ekspertëve, është simbol i suksesit të kuptimit mes partnerëve.
 
4. Argumentojnë pa shkaktuar zënka
Të  gjithë çiftet argumentojnë tema të ndryshme, por sekreti është se nuk  përfundojnë  duke u zënë. Respekti i mendimet të tjetrit është një nga pikat kyçe për të pasur një lidhje të mirë.
 
5. Kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë
Marrëdhëniet seksuale janë baza e një marrëdhënieje të shëndoshë. Tërheqja dhe kënaqësia seksuale bëjnë që problemet midis çifitit të largohen. Sipas ekspertëve, gjatë seksit, truri liron oxytocin, një hormon që ju bën të ndiheni më të lidhur me partnerin tuaj.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197