INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Shenja që dikush po përfiton ndaj jush

5 Shenja që dikush po përfiton ndaj jush

Publikuar më: 12:26 01-07-2016
Në jetë ndodh që mirësinë tuaj, të tjerët ta marrin për dobësi.
Askush nuk e dëshiron një gjë të tillë, por pa e kuptuar dikush për një kohë të caktuar mund t’ju përdorë sipas interesave të tij dhe ju ende nuk e keni kuptuar.
 
1. Ju fton gjithmonë në minutën e fundit
Ata zakonisht ju ftojnë për të dalë për kafe, në minutën e fundi dhe nuk ju intereson nëse ju keni ndonjë plan për të bërë. Me siguri nuk kanë ndonjë mik tjetër për të dalë dhe ju fton ju.
 
2. Ju përdorin për të njohur miq të rinj 
Kur ju jeni me ta, ndodh që mund të takoni edhe persona të tjerë. Në shumicën e rasteve ky person mundohet të komunikojë me personat që i njohin prej jush dhe ju lënë mënjanë. Për ta me interes është të njohin njerëz të rinj, duke ju lënë juve në hije. Pra ju përdorin për të krijuar shoqëri të re.
 
3. Ju refuzojnë shpesh
Kur ju i ftoni për të dalë, ky person nxjerr  justifikime për t’u mos u takuar. Me ju ndodh e kundërta, sa herë ju ftojnë, jeni të disponueshëm. 
 
4. Ju bëni plane të parët
Ky person vazhdon t’ju përdorë, por ju ende nuk e keni kuptuar. Ju jeni të parët që bëni plane me të, ndërsa ky person nuk e merr kurrë inisiativën. Kjo tregon se ju për të jeni thjesht kalimatarë.
 
5. Kur ju i bëni një kompliment, nuk jua kthejnë
Ju i bëni një kompliment, por nuk do merrni një të tillë. Përgjigja e këtij personi do jetë e ftohtë dhe nuk ju falenderon për asgjë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783