INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Shenja që tregojnë një mashkull me karakter të dobët

5 Shenja që tregojnë një mashkull me karakter të dobët

Publikuar më: 11:47 17-06-2016
Të njohësh karakterin e dikujt nuk është edhe aq e lehtë, prandaj ekspertët  kanë dhënë disa këshilla si të kuptoni një mashkull që ka karakter të dobët dhe emocionalisht nuk jep maksimumin e tij.
1.  Ai ankohet për ish partneret
Të gjithë kanë ankesa  për lidhjet që i përkasin të kaluarës. Nëse ai shfaq pakënaqësira ndaj lidhjeve që ka pasur, ndërkohë që është në takim me ju, kjo tregon se nuk është I fortë emocionalisht.
 
2. Ai nuk ka miq të ngushtë
Nuk duhet ta gjykoni për këtë fakt, por diçka nuk shkon me karakterin e tij. Lind pyetja: Pse nuk ka miq? Ndoshta problemi është i tij, që miqtë i janë larguar. Ai mundohet të fajësojë të tjerët që gjendja është e tillë.
 
3. Ai nuk vendos dot
Ky mashkull edhe me njerëz të tjerë nuk bën fare plane dhe nuk vendos për gjëra në përgjithësi. Kjo tregon se edhe në lidhje me ju, ky person nuk do vendosë dot.
 
4.  Kërkon marrëdhënie seksuale shumë shpejt
Psikologët thonë se nëse një mashkull ju kërkon për pak kohë të shkoni me të në shtrat, edhe nëse shikon që ju nuk doni, tregon se nuk është emocionalisht i qëndrueshëm. Kujdes, mendohuni mirë, nëse dëshironi të qëndroni me këtë person!
 
5. Zhduket papritur
Ky person shfaqet në mënyrë të vrullshme dhe zhduket në mënyrën më të keqe. Mos u mërzisni, sepse kjo tregon se keni dalë me personin e gabuar, i cili as vet nuk e di se çfarë kërkon të ketë në jetë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381