Meshkujt nuk janë gjithmonë të zotët për të shprehur ndjenjat e tyre kur bie fjala për dashurinë. Pavarësisht tipeve të ndryshme të meshkujve, ata e kanë të vështirë të pranojnë atë çka ju thotë zemra e tyre, e për më tepër po aq të vështirë tia shprehin dashurinë femrës që duan.
Nëse është një mashkull që ty të pëlqen por nuk arrin të kuptosh nëse edhe ai është i dashuruar me ty, më poshtë po ju sjellim 5 sinjale që do të ndihmojnë të kuptosh më mirë ndjenjat e tij.
1. Ai të dërgon mesazhe pa kuptim vazhdimisht
Sa më të shpeshta të jenë mesazhet e tipit “të pakuptimta” , aq më shumë i dashuruar është ai pas teje. Për shembull nëse të shkruan se ai është duke pirë një margarita apo se sapo pa një mace që i ngjan maces tënde, ai në të vërtetë do të thotë se “ Unë e mbaj mend se ti më the që të pëlqen margarita” dhe se “ unë se kam problem që ti ke mace”. Por thellë thellë ai po të thotë se të dëshiron që të të ketë pranë e se do të ndajë me ty çdo gjë e çdo çast.
2. Ai të telefonon pa arsye
Dije se ka tre arsye pse një mashkull telefonon: për punë, për raste urgjencash apo kur dëshiron të dëgjojë dikë që i intereson. Nëse ai të telefonon thjesht e pa ndonjë arsye, do të thotë se ai do të dëgjojë zërin tënd, se e merr malli për ty dhe se me të vërtetë të do.
3. Ai nuk merr më mesazhe dhe telefonata të tjera kur është me ty
Nëse ke vënë re se mesazhet dhe telefonatat hyrëse të tij, në kohën kur është me ty janë pakësuar, dije se kjo është një shenjë shumë pozitive që tregon se ai mund të ketë ndërprerë marrdhëniet me ish të dashurat e veta dhe se e vlerëson shumë kohën kur është me ty.
4. Ai të kërkon këshilla dhe ndihmë
Një mashkull në përgjithësi e ka shumë të vështirë të ndryshojë stil dhe nëse ai kërkon këshilla prej teje, do të thotë se do të përshtatet me ty dhe dëshiron që ti ta pëlqesh. Ai mund të të pyesë gjëra nga më banalet të tipit: “ A më shkon kjo bluzë?”, “ A e kam shkruajtur bukur kartolinën për ditëlindjen e vëllait?” apo “A do më ndihmosh me blerjet e shtëpisë?”. Këto lloj pyetjesh meshkujt i bëjnë nëse vërtetë pëlqejnë dikë.
5. Ti dëgjon nga miqtë e tij se ai ka ndryshuar
Miqtë e tij e njohin atë shumë mirë, prandaj nëse në një takim të përbashkët dëgjon se ata po e shajnë pasi ai ka ndryshuar dhe se është distancuar, duhet ta kuptosh se ai ka rënë brenda dhe se nuk ka pasur as guximin tua thotë miqve të vet. Tani je ti ajo me të cilën ai do të ndajë kohën e vet dhe se je ti personi me të cilën ai do të ndajë ndjenjat e veta.