Në një lidhje secili ka momentet e lumtura, por edhe ndarja është ndonjëherë e pashmangshme.
Ekspertët ju paralajmërojnë shenjat që tregojnë se lidhja juaj, po shkon drejt ndarjes.
1. Ju anulloni takimet me partnerin
Kur ju nuk dëshironi të takoheni me partnerin, edhe kur keni kohë të lirë, kjo tregon se ndjenjat për të po zbehen. Kjo gjë tregon se nuk po i kushtoni rëndësinë e duhur, prandaj kujdes.
2. Kujtimet janë më të mira se realiteti
Nëse arrini në përfundimin se ju mungojnë më shumë kujtimet, se partneri, kjo tregon se nuk jeni mirë me njëri-tjetrin.
3. Nuk gjeni qetësinë
Nëse nuk relaksoheni dot me njëri-tjetrin, por vetëm debatoni kjo tregon se ndarja po ju afron. Në një lidhje, kryesorja është të kalosh sa më bukur me partnerin dhe jo të zihesh. E rëndësishme është të përjetosh dashuri dhe qetësi shpirtërore.
4. Takimet i keni si detyrim
Kur ju kaloni kohën së bashku, nuk ndjeni më asnjë lloj kënaqësie, por i shikoni takimet si detyrim. Nëse arrini në këtë nivel, jeni rrugës drejt ndarjes.
5. E mendoni të ardhmen pa partnerin tuaj
Nëse ju ndodh kjo gjë, me siguri ju po planifikoni që së shpejti të ndaheni. Ky fakt tregon se nuk është personi që do donit të kishit gjithmonë në krahun tuaj.