INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Shenja që tregojnë se lidhja juaj do zgjasë gjatë

5 Shenja që tregojnë se lidhja juaj do zgjasë gjatë

Publikuar më: 11:13 25-07-2016
Në një lidhje është e vështirë të përcaktohet nëse do zgjasë, apo do përfundojë në ndarje.
Psikologu, Max Blumberg, ka bërë kërkime në  universitetin e Londrës, “Goldsmiths” dhe ka sqaruar se nëse në një marrëdhënie në çift nuk ekzistojnë konfliktet, kjo është një shenjë se lidhja juaj është në rrugën e duhur. Ja disa shenja të tjera që tregojnë se lidhja juaj do zgjasë:
 
1. Keni gjashtë përvoja të mira së bashku për çdo një të keqe
"Ju duhet të keni të paktën gjashtë përvoja të mira në një marrëdhënie me çdo të keqe", thotë Blumberg. "Është e nevojshme që të ketë një argument në një marrëdhënie, por kryesore është raporti. Dhe është gjithashtu e rëndësishme që konfliktet të zgjidhen si duhet ".
 
2. Marrëdhënia seksuale nuk është monotone
Nëse një femër nuk dëshiron të ketë një jetë seksuale aktive, tregon se ka probleme me partnerin. Nëse lidhja juaj është e shëndetshme nga ana seksuale, tregon se ajo ka prespektivë të zgjasë.
 
3. Jeni të lumtur edhe kur nuk bëni asgjë së bashku
Gjatë shekujve, filozofët dhe psikologët janë munduar të klasifikojnë  llojet e ndryshme të dashurisë. Blumberg, shpjegon se marrëdhëniet pragmatike janë racionale dhe realiste. Një nga gjërat që tregon se keni të ardhme së bashku, është të gjeni dikë që të ndiheni mirë, mënyrë praktike kjo që funksionon.
 
4. Ju flisni për njëri-tjetrin
Të flisni për lidhjen tuaj, ndikon shumë mirë në marrëdhënien në çift. Nuk mund të bëni një bisedë serioze direkt, por të paktën shprehni diçka pozitive për lidhjen tuaj.
 
5. Miqtë e aprovojnë lidhjen
Nëse jeni konfuzë, miqtë dhe familja janë një mundësi e mirë për t’u konsultuar. Mos dëgjoni vetëm një mik, por mundohuni të merrni një mendim të disa prej tyre. Mendimi pozitiv i njerëzve tuaj të dashur, tregon gjithashtu se lidhja juaj është e shëndetshme. Në fund, jeni ju që e dini më mirë situatën e lidhjes suaj. 
 
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0028071403503418