INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 shenjat e HOROSKOPIT që kanë gjithmonë një numër të madh miqsh

5 shenjat e HOROSKOPIT që kanë gjithmonë një numër të madh miqsh

Publikuar më: 12:19 26-10-2018

Miqësia është një lloj lidhjeje sociale e shoqëruar nga një ndjenjë dashurie e ndërsjellët që jetohet në mes dy ose më shumë personave që ndajnë në mënyrë reciproke çdo gjë që ndodh në jetën e tyre. Dikush mund të jetë më social duke patur një numër të madh miqsh e dikush tjetër një numër të vogël. E rëndësishmja është që pa miq nuk jetohet. inlife.al ju njeh me personat që kanë miq më shumë duke u bazuar në shenjën e horoskopit.

1.Peshorja
Peshoret e marrin miqesinë shumë seriozisht dhe janë të gatshme të bëjnë çdo gjë për ta mbajtur atë. Përkujdesja, shmangia e konflikteve dhe mbështetja janë arsyeja që peshoret kanë një numër të madh miqsh.
Nëqoftëse ke një peshore mik atëherë ke një mik jete!

2.Binjakët
Dihet që janë tepër social. Të qenurit optimist i bën ata shumë argëtues. Binjakët janë shumë të interesuar në atë që ti ke për të then dhe nuk të lënë asnjëherë të ndihesh i mërzitur.

3.Luani
Kur një luan është miku juaj i vërtetë atëherë dijeni që ata janë shumë të besueshëm dhe të sjellshëm. Ata janë të gatshëm për të bërë çdo gjë për ju pasi janë tepër energjitikë dhe të ndershëm.

4.Ujori
Ujori shquhet për aftësinë e të berit dhe të mbajturit sa më shumë miq rreth vetes. Kjo pasi ata janë pranë tyre si në të mirë edhe në të keqe. Gjithashtu nuk janë paragjykues dhe në këtë mënyrë miqtë ndihet rehat afër tyre.

5.Shigjetari
Shigjetarët nuk kanë komplekse apo ndrojtje ndaj dhe bëjnë miq të rinj në çdo vend ku mund të shkojnë. Ata i kushtojnë shumë rëndësi këtyre miqësive pavarësisht distancës sa e largët mund të jetë duke mos i humbur kontaktet.

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596