INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Shenjat e horoskopit që nuk jetojnë dot pa flirtuar

5 Shenjat e horoskopit që nuk jetojnë dot pa flirtuar

Publikuar më: 13:12 31-03-2017
Sipas ekspertëve janë 5 shenja horoskopi që flirtojnë më shumë se të tjerat.
Sipas intv.al janë: Shigjetari, binjakët, dashi, luani dhe  peshqit. 
 
1. Shigjetari
Njihet për shpirtin e tij të lirë, ku argëtimi është shumë i rëndësishëm. Sipas intv.al  shigjetarit i pelqejnë udhëtimet dhe lëvizja e vazhdueshme. Gjithashtu, ata që i përkasin kësaj shenje  janë të   gatshëm që t’i kapin në ajër rastet e këndshme të jetës. 
2. Binjakët
Një ndër shenjat e ajrit që nuk bindet lehtë të krijojë diçka serioze me dikë. Njihet si natyrë flirtuese dhe mërzitet shumë nëse qëndron gjatë në të njëjtin vend. Sipas intv.al  binjakët mundohen  të bëjnë  çmos që të jenë të kënaqur në jetë. Në çdo moment janë  në kërkim të gjërave të reja. Flirtimin e kanë pjesë të jetës së tyre.
3. Dashi
 Njerëzit e kësaj shenje, janë  tipa që flasin hapur dhe flirtojnë sa herë i jepet mundësia. Si shenjë zjarri, duan të rrezikojnë shumë  për të përjetuar gjëra të reja në jetën e tyre. Besimi që kanë në veten e tyre i bën ata të kenë sukses kur flirtojnë me dikë që pëlqejnë.
4. Luani
Zemra e një luani është plot pasion dhe e e pakushtëzuar. Motoja e një luani është: “ Jeta duhet shijuar sa më shumë”. Ata japin maksimumin e tyre në çdo gjë që bëjnë dhe nuk mendojnë gjatë për pasojat e veprimeve të tyre.
5. Peshqit
Peshqit njihen si shenja më e ndjeshme e horoskopit. Sipas intv.al kur flirtojne kanë veshje seksi dhe sensuale, qe nxjerrin ne pah më shumë bukurinë e tyre. Një peshk di shumë mirë si të flirtojë.
Burimi: Astrology
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822