INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 shenjat e horoskopit që qëndrojnë në një marrëdhënie toksike dhe arsyet pse

5 shenjat e horoskopit që qëndrojnë në një marrëdhënie toksike dhe arsyet pse

Publikuar më: 14:40 07-08-2018

Ka disa shenja horoskopi të cilët kanë shumë më shumë gjasa të qëndrojnë në marrëdhënie toksike se të tjerët. Është e lehtë të qëndrosh jashtë një marrëdhënie toksike dhe të gjykosh njerëzit që qëndrojnë aty, por edhe ata persona që qëndrojnë në këto lloj marrëdhëniesh kanë arsyet e tyre. 

1.Peshqit
Peshqit besojnë në dashuri dhe mendojnë se pavarësisht se mund të jenë në një marrëdhënie toksike, mjafton një veprim dhe kjo marrëdhenie do të ndryshojë pozitivisht. Nëse ata kanë kohë në një marrëdhenie, ju vjen keq që të heqin dorë.


2. Gaforrja
Siguria, komoditeti dhe familja janë gjithçka për njerëzit në shenjën e gaforres dhe nëse përfundimi i një marrëdhënie toksike do të kërcënonte ndonjë nga këto gjëra, atëherë gaforrja nuk do të hiqte dorë nga ajo. Ata do të kërkojnë mënyra të tjera për të gjetur lumturinë si: muzika ose natyra.


3.Peshorja
Njerëzit në shenjën e peshores kanë tendncë që të bëhen të varur nga partneri edhe nëse ata janë toksikë.


4. Demi
Ata e kanë të vështirë që të largohen nga një marrëdhënie, qoftë edhe toksike pasi mendojnë se sa shumë janë përkushtuar dhe sa shumë kanë investuar në atë. Ata shpresojnë që të ikë partneri i tyre i pari, pasi për ta është shumë e vështirë.


5. Bricjapi
Ata do të bëjnë çdo gjë që të shpëtojnë marrëdhënien e tyre. Njerëzit e shenjës së bricjapit do të përpiqen të shohin marrëdhënien e tyre të dështuar si një sfidë dhe të bëjnë gjithçka që të munden që ta shpëtojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0022199153900146