INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 shenjat që tregojnë se duhet të ndaheni nga partneri para se të mbarojë VERA!

5 shenjat që tregojnë se duhet të ndaheni nga partneri para se të mbarojë VERA!

Publikuar më: 21:24 22-07-2018

Stina e verës është në kulmin e saj por çdo gjë e mire e ka një fund dhe na ka mbetur vetëm një muaj nga shtatori. Pushimet janë sensacioni i verës, deti, pishinat, perëndimet në bregdet, njohim njerëz të rinj dhe disa kthehen në ‘’summer love”. Po po ‘’summer love’’ njerëz, por mbaron kjo ‘summer love’ kur mbaron vera apo mund të zgjasi dhe përtej shtatorit?

Disa shenja qe ju mund të ecni përpara me lidhjen tuaj apo ti thoni adios flirtit tuaj të verës:

1)Nuk jeni gati për lidhje në distancë

Ti mund të jetosh në Tiranë dhe personi tjetër në Paris, mund ta mbani lidhjen vetëm me facetime apo mesazhe ne Whatsapp derisa të prisni ti kaloni krishtlindjet ne Paris? Megjithëse s’do ishte ide e keqe

2)Është thjesht një flirt vere për ju

Ju u takuat rastësisht në verë dhe ia kaluat shumë bukur por vetëm kaq, nuk ka pse të ketë drama. Shtatori është një fillim i ri për të dy ju dhe mund të mbeteni miq të mirë.

3)Nuk shikon një të ardhme me të

Ti je një dem ai është një shigjetar dhe mendimet e tuaja per një të ardhme thjesht nuk ‘’ngjisin’’. Askush s’do të zhgënjehet, nëse nuk mendoni që nuk zgjat thjesht largohuni. Më mirë një ndarje pa dramë sesa nje lidhje që përfundon në zhgënjim.

4)Je në ankth nqs takimet e verës sdo të jenë njesoj në shtator

Po janë shumë të bukura ecjet në bregdet apo takimet ne club duke shijuar margaritas, por ndoshta gjërat që të pëlqenin para 3 muajve nuk të pëlqejne më, ju ndodh të gjithëve, sipas intv.al. Çdo lidhje ka ulje- ngritjet e veta, lidhja juaj në verë ka qënë bukur, po tensionet si do ti përballonte?

5)Do një të dashur të ri për sezonin e dimrit?

Sezonin e verës pate një zgjidhje të përkohshme për statusin single, por hey një sezon i ri po vjen dhe ndoshta dhe një lidhje e re. Të krijosh një lidhje gjatë verës është pak e rrezikshme pasi kur mbaron vera të gjithë kthehen në realitetin e tyre por nuk është ky përherë rasti. Beson njeri në dashuri të parë? Ku i dihet ndoshta funksionon..../intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0037271976470947