INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 shenjat që tregojnë se partneri juaj mund t’ju thyejë ZEMRËN

5 shenjat që tregojnë se partneri juaj mund t’ju thyejë ZEMRËN

Publikuar më: 23:40 15-02-2019

Fillimet e një lidhjeje janë gjithmonë pasionante dhe emocionuese, megjithatë duhet gjithmonë t’i kushtojmë vëmendje detajeve të vogla. ‘Bright Side’ ka sjellë një listë për ju ku tregon 5 gabimet që mund të bëni gjatë lidhjes tuaj, por që mund të ndikojnë në të ardhmen e saj.

Hiqni dorë nga jeta juaj sociale
Zakonisht gjatë një lidhjeje ne duam të kalojmë 24 orë me partnerët tanë, por kjo nuk është një gjë e mirë. Fillimisht, nuk duhet të prishni marrëdhëniet tuaja shoqërore, si dhe për të pasur një lidhje të shëndetshme duhet t’i lini hapësirën e duhur njëri-tjetrit.

Toleroni sjellje të këqija
Mosrespektimi i hapësirës tënde personale, shaka të shëmtuara, kërcënime për ndarje apo deklarata për pamjen tuaj jo të mirë, janë fillimi i një lidhje jo të shëndetshme. Këto shenja nuk duhet t’i injoroni asnjëherë, megjithatë mundohuni t’i thoni mendimin tuaj në mënyrë të sjellshme, jo duke u treguar shumë e ashpër.

Nuk keni komunikim
Disa mendojnë që partneri apo partnerja mund të lexojë mendjen tuaj dhe t’ju japë gjërat që ju pëlqeni, por në fakt kjo nuk është e vërtetë edhe nëse ekziston dashuria. Moskomunikimi mund të sjellë probleme të mëdha, por gjithashtu është e rëndësishme t’i tregoni partnerit gjërat që ju pëlqeni apo çfarë prisni nga ai.

Po mundoheni të kontrolloni partnerin
Nëse mundoheni të kontrolloni jetën e partnerit tuaj, atëherë kjo është një shenjë që ju nuk keni besim. Ndonjëherë ky kontroll kalon limitet e tij dhe kjo vihet re lehtë. Mos harroni, asnjëherë mos dërgoni mesazhe në orë të vona të natës për të pyetur ‘si je’, si dhe mos bombardoni telefonin sa herë ai nuk kthen mesazh, shkruan revistawho. Trajtojeni njëri-tjetrin si të rritur.

Injoroni diferencat e mëdha
Të kesh ide dhe mendime të njëjta me partnerin tuaj është një shenjë që tregon se do të keni një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme. Edhe nëse keni gusto të njëjta për muzikë apo keni të njëjtat pasione, nuk do të thotë që e shihni botën në të njëjtën mënyrë dhe ndani ide të njëjta. Për ta rregulluar këtë gjë, mundohuni t’i diskutoni me njëri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438