INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 shenjat që tregojnë se partneri nuk është i sinqertë me ju

5 shenjat që tregojnë se partneri nuk është i sinqertë me ju

Publikuar më: 21:31 30-04-2021

Sjellja nënkupton gjëra që nuk thuhen dot me fjalë në shumë raste. Megjithëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, disa sjellje tregojnë se mund të ketë diçka që nuk shkon. Me botën e mediave sociale, është më e lehtë se kurrë të mashtrosh si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. 5 shenjat e mundshme që tregojnë se po dilni me një mashtrues.

 

Nuk bëjnë asnjë përpjekje në marrëdhënie

Ata bëjnë pak ose aspak përpjekje për të forcuar marrëdhënien tuaj. Nuk thonë shpesh “të dua”, nuk tregojnë dashuri dhe mund t’ju japin një puthje të shpejtë ndërsa ikin nga dera.

Nuk kalojnë kohë cilësore me ju

 

Nuk kalojnë mjaftueshëm kohë me juve. Dhe kur ndodhen pranë jush, fokusohen në telefon duke vepruar sikur nuk jeni të pranishëm. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se po iu mashtron por është një sjellje e zakonshme midis mashtruesve.

 

Flasin shumë për të tjerët

Gjatë kohës kur janë me ju, flasin rregullisht për një person të caktuar, qoftë një bashkëpunëtor apo mik. Marrëdhënia e tyre mund të jetë paksa flirtuese megjithëse mund të betohen se nuk kanë asgjë midis tyre. Nëse keni një ndjesi të tillë, ka shumë mundësi që të keni të drejtë.

Nuk lejojnë të përdorni telefonin e tyre

Nuk iu lejojnë të dini kodin dhe të përdorni telefonin e tyre. Kjo krijon një ndjenjë mosbesimi dhe krijon barriera në raportin tuaj.

 

Bëjnë plane pa ju

Kjo është një ndër arsyet më të forta që tregon se marrëdhënia juaj nuk është aq e fortë sa duket. Mund të kalojnë net të vona me miqtë ose mund të shkojë në një event apo udhëtim pune pa ju. Ata madje mund të përpiqen t’ju “fshehin” nga miqtë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.016278982162476