Në një lidhje nuk mund ta kuptosh me siguri nëse partneri vazhdon t’ju dojë, apo thjesht është mërzitur duke qëndruar në një marrëdhënie me ju.
Ekspertët kanë caktuar disa shenja që tregojnë se partneri nuk ju dashuron më.
1. Miqtë vijnë përpara jush
Ekspertja e lidhjeve, Cathy W. Meyer thotë se nëse vendos miqësinë përpara jush, diçka nuk shkon me lidhjen tuaj. Secili ka rëndësine e vet, prandaj nuk po sillet drejtë me ju.
2. Nuk kujdeset për pamjen e jashtme, kur del me ju
Më përpara i kushtonte shumë rëndësi pamjes së jashtme, ndërsa tani del me ju pa e vrarë mendjen si duket. Kjo gjë tregon se nuk po ju kushton rëndësinë e duhur. Kujdes!
3. Nuk ju përqafon më
Detajet e vogla bëjnë diferencën prandaj, mos i neglizhoni këto shenja. Ju dëshironi më shumë dashuri dhe ngrohtësi, prandaj nëse nuk e gjeni te partneri, duhet të filloni të dyshoni.
4. Nuk ju pyet si e kaluat ditën
Çdo çift, në fund të ditës e pyet njëri-tjetrin si e kaluan ditën e tyre. Nëse shikoni që partneri juaj nuk ju pyet si e kaluat ditën tuaj, thjesht nuk i intereson më. Kjo do të thotë se nuk ja ndjen më për ju.
5. Nuk flet për të ardhmen
Nëse vini re, që nuk ju flet më për të ardhmen, diçka ka ndryshuar. Ju nuk jeni më si dikur, pasi gjërat i shikon vetëm në të tashmen dhe nuk mendon për një të ardhme me ju.