INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Shenjat që tregojnë se xhelozia po ju shkatërron lidhjen

5 Shenjat që tregojnë se xhelozia po ju shkatërron lidhjen

Publikuar më: 11:31 09-08-2016
Fjala xhelozi gjithmonë ka ekzistuar, në  marrëdhëniet e ndryshme, jo vetëm në çift.
Ekspertët kanë theksuar faktin, se çfarë ndodh në një lidhje, nëse xhelozia bëhet e pranishme.
 
1. Kontrolloni çdo gjë të partnerit
Sapo gjeni mundësinë, ju kontrolloni çdo gjë të tijën. Bëheni të fiksuar, për gjërat personale të partnerit dhe kjo gjë nuk ju lë të qetë. Do reflektoni që nuk keni besim, prandaj do prishni atmosferën në çift.
 
2. Keqkuptoni çdo mesazh që merr partneri
Ju e keni të ngulitur në kokë, që nuk keni besim. Sapo, merr një mesazh nga ndonjë koleg i punës, ju menjëherë filloni të mendoni më të keqe, sepse dëshironi që të dalë mendimi juaj negative. Kujdes!
 
3. Përpiqeni të manipuloni partnerin
Duke përdorur dashurinë tuaj si justifikim, ju kontrolloni çdo lëvizje të partnerit. Kjo nuk është dashuri, por manipulim. Do vijë momenti, që do lodhet nga ju.
 
4. Nëse nuk ju kthen shpejt përgjigje, ju bëheni keq
Ju po mendoni, se partneri është me dikë tjetër, nëse nuk ju kthen direkt përgjigje. Vetëm në mendjen tuaj, ekziston kjo gjë. Po vini në dyshim, lidhjen tuaj.
 
5. Vini në dyshim komplimentat e partnerit
Xhelozia që ju ka pushtuar, nuk po ju lejon ta shijoni lidhjen tuaj. Nëse partneri, ju bën një kompliment, ju direkt e pyesni nëse është i sinqertë apo jo. Krahasimet që i bëni, do e lodhin atë. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0020520687103271