INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 shenjat si të kuptoni nëse marrëdhënia juaj është veç seks apo dashuri

5 shenjat si të kuptoni nëse marrëdhënia juaj është veç seks apo dashuri

Publikuar më: 14:20 09-01-2017

Dashuria dhe seksi. Dy faktorë të rëndësishëm në një lidhje. Por çfarë ndodh nëse prisni njërën në këmbim të tjetrës?

Nëse për disa persona kjo është mjaft e qartë, për të gjithë ju që nuk bëni dot diferencën, ja disa shenja që qartësojnë dashurinë nga seksi.

Lidhjet tuaja nuk zgjasin
Shanset janë të keni pasur një histori me lidhje afatshkurtra. Ju prisni më shumë, por duket se nuk funksionon asnjëherë. Kur konfuzojmë dashurinë me seksin i lejojmë vetes të jemi të hapur për lidhje të tjera. Kjo ndonjëherë hap rrugë për t’u njohur me personat e gabuar për ju.

Tregoni gjithçka që në takimin e parë
Kur duam të dashurojmë, shpesh mendojmë se po të japim shumë do të marrim edhe më shumë. Në shumicën e rasteve nuk ndodh kështu dhe shanset janë që të përfundoni në një aventurë që zgjat një natë. Nëse i vendosni kufij vetes dhe nuk zbuloni çdo gjë që në fillim personi që do të keni në krah do të jetë më i tërhequr dhe i interesuar ndaj jush.

Përdorni seksin si një mjet për të tërhequr vëmendje dhe shoqëri
Nëse i transmetoni dikujt idene se jeni duke flirtuar apo jeni provokative, shanset janë të tërhiqni një tip mashkulli i cili i ka idetë e qarta për ju dhe kjo nuk do të thotë gjithmonë dashuri. E nevojshme është të vlerësoni veten, të keni më shumë vetëbesim dhe të tregoni se jeni një femër e fortë.

Ndiheni të paplotësuara edhe pas
Seksi konsiderohet si një eksperiencë intime dhe tepër e bukur kur dy persona afrohen në mënyra të ndryshme. Nëse dikush ju do vërtet, nuk do ju japë asnjëherë ndjesinë e vetmisë dhe boshllëkut edhe pasi të keni fjetur me ta. Nëse japim një pjesë të mirrë tonën duhet të presim edhe diçka të mirë mbrpasht.

Keni ulur standartet që kërkoni në një lidhje
Kjo ndodh sepse keni harruar vlerat tuaja të vërteta dhe nuk keni mësuar ende se seksi nuk është i barabartë me dashurinë. Kur i ngatërrojmë ndodh që lidhja të mos jetë e shëndetshme dhe të jetë e dorës së dytë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592