Disa orë pas tërmetit që pati pasoja të rënda në Itali me dhjetra të plagosur e qindra të vrarë, në mes të tyre janë dhe shqiptarë. Mësohet se shqiptarët janë të plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën. Ministria e Jashtme, nëpërmjet Këshilltarit për media Glevin Dervishi, bën me dije shqiptarët janë transportuar me helikopter drejt spitalit Xhemeli në Romë, por pas ndërhyrjes së mjekëve gjithçka është normalizuar dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Glevin Dervishi:
“5 shqiptarët kanë mbërritur në romë me helikopter, i janë nënshtruar mjekimit. Asnjë nga shqiptarët nuk është në rrezik për jetën”.
Reppublica.it shkruan se gjithsej janë transportuar 9 të plagosur. Njëra prej të plagosurave një grua shqiptare ndodhet në sallën e operacionit pasi ka dëmtime në kofshë. Gjithashtu në spital ka mbërritur dhe një vajzë 12 vjeçe me dëmtime në kraharor por askush nuk është në rrezik për jetën.