IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
5 Sjellje që shkatërrojnë lidhjen ende pa e realizuar

5 Sjellje që shkatërrojnë lidhjen ende pa e realizuar

Publikuar më: 12:03 27-07-2016
Edhe pse lidhja juaj sapo ka nisur, ose keni kohë së bashku, disa veprime që mund të bëni, do e shkatërrojnë atë ende pa e nisur mirë.
Ndodh që arsyeja që lidhja përfundon, jeni vet ju, me sjelljen që bëni. Ja çfarë e shkakton:
 
1. Nuk jeni optimistë që do zgjasë
Nëse e analizoni më shumë lidhjen tuaj, me siguri do gjeni diçka që do ju bëjë të dyshoni. Mendimet negative, se kjo lidhje është e destinuar të përfundojë do bëjë që ju vet ta ushqeni veten tuaj me idenë se do ndaheni së shpejti. Mendoni pozitivisht!
 
2. Gënjeni partnerin tuaj
E dini të gjithë, që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, prandaj sado e parëndësishme të jetë mos e thoni. Edhe pse nuk i kushtoni rëndësi, një gënjeshtre të vogël, në një lidhje po u thye njëherë besimi, nuk do bëhen më gjërat si më parë. Po u thye besimi në një lidhje, ka mundësi që ajo të shkojë drejt ndarjes.
 
3. Nuk komunikoni
Komunikimi është çelësi i një lidhjeje të shëndetshme dhe të lumtur. Nëse ai mungon, lidhja juaj mund të rrezikohet. Duhet të jeni të hapur në shprehjen e ndjenjave tuaja të sinqerta ndaj partnerit.
 
4. Përmendni të kaluarën
Të gjithë keni një të shkuar të mirë, apo te keqë, por ta risillni te lidhja e momentit do e dëmtojë atë. Nëse hapni çështjet e së kaluarës, do e bëni partnerin të dyshojë për ndjenjat tuaja të tanishme.
 
5. Nuk besoni te vetja juaj
Një shprehje thotë: Nëse nuk doni veten tuaj, mos prisni t’ju duan të tjerët. Nëse nuk besoni te vetja juaj, kjo do reflektojë te partneri, i cili mund të ndryshojë mendimin që ka ndaj jush. Tregoni vetbesim dhe jini krenarë për  veten tuaj!
 
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0044639110565186