INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 të vërtetat që duhet të dini për seksin

5 të vërtetat që duhet të dini për seksin

Publikuar më: 14:11 21-03-2018
Ekspertët që merren me marrëdhëniet seksuale, kanë specifikuar disa gjëra që duhet të dini rreth seksit. Ndoshta, sipas intv.al disa informacione nuk i keni të sakta, prandaj hidhini një sy:
1.Virgjëria është një mit 
Pothuajse çdo gjë që dimë për virgjërinë është e gabuar. Para së gjithash, ajo fokusohet vetëm në seksin e heteroseksualëve. Nëse do ta merrnim virgjërinë për mënyrën se si mësohej, teknikisht njerëzit homoseksualë janë  të virgjër. Nuk ka kuptim.  Të gjitha gjinitë janë seksi dhe varet nga ju si e përcaktoni, sepse është një koncept. Himeni është një membranë e hollë ku  jo të gjitha femrat e kanë dhe mund të humbasë edhe  nga : tamponi, masturbimi dhe disa lloje të sportit. Nuk ka provë për virgjërinë tuaj ose mungesën e saj.
2. Seksi nuk është vetëm marrëdhënia seksuale
Kjo mënyrë e të menduarit ndikon në  mënyrën se si ne kuptojmë dhe flasim për seksin. Kjo largon përvojat e të njëjtit seks dhe mund të mendoni aktivitete të tjera seksuale, si seksi oral, ose anal .
3. Seksi nuk është një garë
Orgazmat ofrojnë një gamë të gjerë të përfitimeve mendore dhe fizike. Kjo nuk duhet të jetë e vetmja arsye, që kemi marrëdhënie seksuale. Shijoni përvojën!
4. Masturbimi është i mrekullueshëm
Masturbimi  nuk të bën të dëshpëruar. Ju nuk duhet të ndiheni fajtor për këtë. Është e shëndetshme. Sipas intv.al është një akt që përforcon vetkënaqësinë.
Në këtë mënyrë e dini se çfarë dëshironi nga një përvojë seksuale me një partner.
5.Çdo gjë ka lidhje me pëlqimin
Jemi në vitin  2018 dhe shumica e njerëzve ende nuk kanë një ide të qartë për pëlqimin. Pëlqimi për një aktivitet nuk nënkupton pëlqimin për çdo aktivitet të ardhshëm. Seksi pa pëlqimin është abuzim ose përdhunim, prandaj është gjëja më e rëndësishme që duhet të mësojmë kur bëhet fjalë për seksin.
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592