INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Tiparet e pamjes dhe karakterit femëror që i çmendin meshkujt

5 Tiparet e pamjes dhe karakterit femëror që i çmendin meshkujt

Publikuar më: 19:30 14-05-2017

Janë disa veçori të trupit femëror që duan s'duan ata, i çmendin meshkujt.

Bussiness Insider shkruan se sa herë një burrë shikon trupin e një gruaje, me apo pa vetëdije vëren disa pjesë të trupit dhe sjelljes së saj. Sipas kërkimeve, nëse një grua ka të paktën një prej këtyre gjashtë tipareve, burrat do të tërhiqen pashmangshmërisht prej saj. 

Forma e harkuar nga beli tek vithet

Sa më shumë hapësirë të ketë mes krahut dhe belit, aq më tërheqëse duket një grua në sytë e një burri. Kjo do të thotë që vithet dhe kofshët duhet të kenë një gjerësi dukshëm më të madhe se pjesa e belit, pasi kjo i krijon burrave idenë se kanë përpara një grua pjellore. Një nivel i lartë i hormonit femëror (estrogjen) zakonisht lidhet me një gjoks të plotë dhe vithe të harkuara.

Zëri i hollë në tone të larta

Sipas një studimi, një zë në tonalitete të larta krijon përshtypjen e një gruaje të re me një trup të vogël e femëror, çka është shumë tërheqëse për burrat. Zëri i plotë në tonalitete të ulëta, është karakteristikë përgjithësisht e meshkujve.

Flokë të shëndetshëm e të bukur

Floku i shkëlqyer, i gjatë dhe i plotë është shumë tërheqës për burrat. Pasi përsëri, është një tregues i një gruaje të shëndetshme dhe fertile. Jepini volum flokëve tuaj dhe shkëlqim. Askush nuk do t'i rezistojë dot!

Buzëqeshja

Grua e qeshur do të thotë grua e lumtur. A ka gjë më të dashurueshme se një njeri i kënaqur me jetën, veten, që është i gatshëm të japë një buzëqeshje kurdoherë? Shenja më e mirë e vetëbesimit! Dhe sa më të bardhë të jenë dhëmbët, aq më e bukur duket një buzëqeshje femërore në sytë e një burri.

Grimi i lehtë

Konturimi apo ndriçimi i lëkurës janë kaq në modë, por është grimi natyral ai që i tërheq më tepër meshkujt. Sipas studimeve, sa më pak grim të përdorë një grua, aq më fëmijënore dhe joshëse duket ajo në sytë e një burri. Megjithatë, nuk duhet shumë shkencë për këtë: Të ndihesh mirë me veten do të thotë të dish të nxjerrësh më të mirën, pa mbuluar asnjë por të lëkurës!

Article Logic
Execution time: 0.0044810771942139