INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 tipat e “miqve” që duhet të shmangni nga jeta juaj

5 tipat e “miqve” që duhet të shmangni nga jeta juaj

Publikuar më: 14:41 19-06-2017

Që ne të arrijmë potencialin tonë të plotë, është shumë e rëndësishme të afrojmë dhe mbajmë pranë vetes njerëzi të cilët na mbështesin.

Ne nuk kemi nevojë për mbështetje për atë që ne ishim, por për atë që jemi dhe që mund të bëhemi. Për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme, duhet të vlerësojmë edhe marrëdhëniet tona me njerëzit afër vetes dhe të qartësojmë se kush janë ato që vazhdojnë të na ndihmojnë.

ANKUESI

Nuk ka gjë më të lodhshme se të jesh pranë një personi që vetëm ankohet. Për ta, ka gjithmonë diçka që nuk shkon, diçka që nuk është bërë si duhet, ose që nuk përputhet me standardet e tyre të paarritshme. Nëse shoqëroheni me ta, edhe ju do të filloni të ankoheni.

KUNDËRSHTUESI

Kundërshtuesi i çdo ideje, propozimi, ose objektivi përgjigjet me “jo”, duke e shoqëruar edhe me një listë justifikimesh. Këta njerëz kanë frikë dhe nuk i kuptojnë njerëzit që guxojnë.

DYSHUESI

Shkaku kryesor i çdo dështimi, kthimi prapa ose dorëheqjeje është vetëdyshimi. Dyshuesi është edhe më i rrezikshëm se kundërshtuesi pasi sillet si mbështetës, por në fakt na saboton, duke ngritur dyshime mbi aftësitë tona për të përfunduar një detyrë ose për t’u përballur më një sfidë.

MBURRAVECI

Edhe pse na pëlqen të ndajmë arritjet tona me shokët dhe jemi krenarë për to, askujt nuk i pëlqen mburrja e tepruar. Nevoja e tepruar për tu mburrur tregon një vetëvlerësim të ulët.

I PASJELLSHMI

Këta janë njerëzit që i kushtojnë më shumë rëndësi postimit të fotove në rrjetet sociale se bashkëbiseduesit, të ndërpresin kur flet, si dhe shfaqin sjellje ku duket qartë mungesa e respektit. Nëse i largojmë këta njerëz nga vetja dhe afrojmë njerëz që kanë vlera, jeta jonë bëhet më e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109