INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 truke si të bëni foto si një profesioniste e vërtetë me celularin tuaj

5 truke si të bëni foto si një profesioniste e vërtetë me celularin tuaj

Publikuar më: 15:08 20-06-2018

Për të patur një Instagram si ai i blogereve, kërkon kohë dhe përpjekje. Për këtë arsye dhe për ta bërë jetën tuaj më të lehtë, ne ndajmë truket e ekspertëve që do t'ju ndihmojnë të bëni foto të përsosura edhe në situatat më të vështira. Tani do të keni foto të denjë si një profesionist!

Në pushimet tuaja

Për të pasur kujtime të shkëlqyera gjatë qëndrimin në det ose të keni skenarët më të mirë të destinacioneve të ndryshme, aleati juaj më i mirë do të jetë drita. Përfitoni nga dritat e ditës që të keni një mprehtësi të madhe në fotografitë tuaja dhe mos harroni se nën ujë: aq më afër, aq më mirë!

Nëse doni të merrni një aspekt të një monumenti gjatë natës, përfitoni nga funksionet e ndryshme të telefonit tuaj dhe luani me shkëlqimin. Në këtë mënyrë ju mund të keni efektin më të mirë në imazhin tuaj.

Gjatë udhëtimit

Nuk i rezistoni dot fotove në lëvizje? Për të patur një efekt sa më ‘uau, ka dy sekrete. ’

E para është se duhet të ndiqni lëvizjen e objektit në kohën që bëni foton.

E dyta është që të bëni sa më shumë shkrepje që të keni më shumë se një opsion të imazhit.

Stili i rrugës në mbrëmje

Nëse flasim për pamjen, "kontrasti" është ‘çelësi’ për imazhet më të mira. Kërko për të krijuar dritën perfekte përmes eksplorimit në fotot tuaja. Në këtë mënyrë, ju do të krijoni një vështrim shumë më interesant dhe tërheqës. Dhe do të merrni shumë ‘like’.

Portret

Për të patur një foto portret të denjë për 'like', duhet të lartësoni bukurinë natyrore të njerëzve. Është normale që ndjekësit të mos e pëlqejnë ndonjë foto tuajën me pamje të parë, por për t’i bindur ata, duhet ta paraqisni si një model profesionist.

Drejtimet:

Fytyra duhet të jetë tre të katërtat e kamerës, le të reflektojë dritën mbi pikat kryesore të fytyrës: hunda, balli, mjekra dhe faqet me ndriçimin natyror, buzëqeshni me buzët e mbyllura dhe zgjidhni një të kuq buzësh që të theksojë bukurinë e fotos.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385