INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 ushqime që ndihmojnë tiroiden tuaj

5 ushqime që ndihmojnë tiroiden tuaj

Publikuar më: 11:43 30-10-2017

Tiroidet janë sot një problem që ndeshet shpesh. Nëse jeni ndjerë pasivë apo të lodhur së fundmi, mund të jetë për faj të tiroides. Nëse mendoni se keni probleme me tiroiden, mund të shihni përmirësime thjesht duke rregulluar dietën tuaj. Sigurohuni që po ushqeheni me ushqime të pasura me përbërës që ndihmojnë vecanërisht shëndetin e tiroides tuaj, të tilla si:

Kakao

Tiroidja ka nevojë për zink që të funksionojë sic duhet. Zinku ndihmon trupin të prodhojë hormone e tiroides që e mbajnë atë të shëndetshme. 30 -40 mg zink do të ishte doza e duhur në dietën tuaj të përditshme. Mund të përdorni ushqime të ndryshme si spinaqi, qiqrat dhe mishi i grirë. Edhe kakaoja natyrale përmban pothuajse 3 mg zink për sasi për një person. Provoni ta miksoni atë në ushqime dhe ëmbëlsira për kënaqësinë tuaj por edhe për një shëndet më të mirë.

Rrepat

Nëse keni një tiroide tepër aktive që duhet të ngadalësojë ritmin, duhet që të ndërfusni ushqime nga familja e lakrave në dietën tuaj. Jodi përshpejton tiroiden e ngadaltë, por familja e lakrave e pengon jodin që të ndikojë tiroiden dhe ngadalësimin e saj. Rrepat janë disa nga perimet me rrënjë përdorimi I të cilave në ushimin tuaj do t’ju bëjë të shihni përmirësime të dukshme.

Xhinxheri dhe kanella

Xhinxheri dhe kanella janë rregullatorë të mirë të tiroides. Kanella është anti -inflamatore gjë që është e mirë për të gjithë trupin tuaj ndërsa xhinxheri përmban znik, potas dhe magnez që janë përbërës të rëndësishëm për tiroiden. Përdorini ato në formën e tyre më të pastër, jo në artikuj me aromën apo shijen artificial të tyre.

Farat e lulediellit

Farat e lulediellit, përmbajnë tirosinë që është një aminoacid që rregullon hormone e tiroides në trupin tuaj. Merrni disa fara gjatë ditës ose përziejini ato brenda një smoothie për të përftuar dobitë e tyre të fuqishme mbi tiroiden.

Arrat braziliane

Seleni ëshë një mineral i rëndësishëm për një funskion të mirë të tiroides. Fatmirësisht arrat braziliane janë të mbingopura me selen. Vetëm disa arra gjatë ditës, mund t’ju japin sasinë e rekomanduar të selenit.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217