INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 ushqimet shqiptare që nuk do të donit  t’i humbisnit

5 ushqimet shqiptare që nuk do të donit t’i humbisnit

Publikuar më: 15:39 12-04-2016
Si shumë vende ballkanase, Shqipëria është një vend thuajse i pazbuluar nga turistët. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kuzhinën e shijshme. Keni dëgjuar ndonjëherë për Fegesën? Ka shumë mundësi që jo, duke qenë se ushqimi shqiptar nuk është shumë popullor jashtë vendit. Këtu keni 5 ushqimet që nuk do të donit t’i humbni gjatë udhëtimit në Shqipëri.
 
1. Fegesë
 
Le ta nisim me drekën tonë të preferuar. Kjo pjatë është e gatuar me speca jeshilë dhe të kuq, domate, qepë, gjizë dhe erëza. Këta përbërës fërgohen së bashku derisa arrihet një masë e trashë. Përfundimi rezulton me një përbërje të bollshme perimesh të shijshme, Fegese zakonisht shoqërohet me bukë të ngjyer dhe shpesh shërbehet si antipastë.  Kjo pjatë është e menduar për dy persona, por mund të porosisni një për secilin duke qenë se është tepër e shijshhme për ta ndarë me dikë. Jo vetëm që është shumë i shijshëm, por ky ushqim është edhe fare pak i kushtueshëm. 2.50 dollarë për bukën dhe ushqimin dhe ju do të ndiheni të ngopur pasi të keni mbaruar së ngrëni.
 
 
2. Tavë Kosi
 
Mishi i qingjit dhe ai i viçit janë zgjedhjet më popullore të mishrave në Shqipëri dhe Tavë Kosi është një nga të preferuarat tona. E shërbyer në një enë prej argjile, mishi i qingjit është i mbuluar me një sipërfaqe vezësh dhe kosi dhe i pjekur në furrë. Pasi pjata mbaron së gatuari, ngjan me një tortë të pjekur. Depërtimi përmes sipërfaqes me vezë, do të zbulojë mishin e butë në fund të pjatës. Kjo është një nga pjatat më të famshme në vend dhe kushton vetëm 4 dollarë.
 
 
3. Speca me Gjizë
 
Mishi mund të jetë i përhapur mes shqiptarëve, por fatmirësisht, për turistët  vegjetarianë, mundësohen disa pjata që nuk kanë mish në përbërjen e tyre. Një opsion i mirë është Speca me Gjizë, një ushqim i bërë nga speca të kuq, të verdhë dhe ngjyrë portokalli. Specat janë të mbushura me oriz, erëza dhe gjizë, pastaj të pjekura në furrë. Çuditërisht, ky ushqim të ngop mjaftueshëm dhe si ushqimet e tjera në Shqipëri, edhe ky kushton lirë, vetëm 2 dollarë pjata.
 
 
4. Fruta deti të freskëta
 
Frutat e detit mund të mos gjenden vetëm në Shqipëri, por duke qenë se vendi është i pozicionuar përgjatë bregut Jonian ( që është degë e Detit Mesdhe), peshku dhe midhjet janë zgjedhje më të mira mes vendasve dhe turistëve. Në qytetin e Sarandës, që ndodhet shumë pranë ujit, peshkatarët nxjerrin gjahun e tyre të ditës në breg për këdo që kërkon të shohë ose të blejë.  Në një nga shumë restorantet e bregdetit, ju mund të porosisni një pjatë me karkaleca zgare, ose barbun për më pak se 10 dollarë. Të hash fruta deti ndërkohë që gjendesh në Shqipëri është një nga gjërat që duhen bërë.
 
 
 
 5. Shendetli
 
Për ta mbyllur listën, do të shtojmë diçka të ëmbël. Shëndetli është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare shumë e pëlqyer nga vendasit. Kjo pjatë bëhet me përbërësit e zakonshëm të kekut  si: miell, sodë për pjekje, sheqer dhe vezë. Shtimi i mjaltit dhe arrave është ai që e bën këtë ëmbëlsirë shumë ndryshe nga të tjerat. Sapo keku është gatuar , një shurup i nxehtë i bërë me vanilje, sheqer dhe ujë i hidhet përsipër dhe lihet që keku ta thithë gjatë natës. Është i ëmbël , por jo shumë i ëmbël dhe çmimi është 1.20 dollarë një pjesë. 
 
 
Travel Pulse shkruan se nëse nuk e keni provuar më parë kuzhinën shqiptare, ju sugjerojmë që ose të rezervoni një fluturim drejt vendit, ose të kërkoni për një restorant tradicional shqiptar në qytetin tuaj. Na besoni, ushqimi është i shkëlqyer dhe nuk do të mbeteni të zhgënjyer. 
 
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051