INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 vajzat e showbiz-it të cilat u bënë të famshme nga partneri i tyre [FOTO]

5 vajzat e showbiz-it të cilat u bënë të famshme nga partneri i tyre [FOTO]

Publikuar më: 20:47 21-06-2017

U bënë të famshme nga partneri i tyre, dhe disa kanë krijuar fansa edhe më shumë se ta…

Dashuria është ndjesia më e bukur, e cila lind në rrethana të ndryshme dhe të papritura. Ndër historitë e dashurisë më të bukura konsiderohen edhe këto të personazheve të njohur shqiptar, të cilët e kanë gjetur atë në skenën ku kanë performuar, apo ambientin e përbashkët të punës. Këta artiste kanë qenë ndër personazhet më të dashur por tani ata janë bërë çift dhe partneret e tyre janë bërë po aq të dashura por edhe të famshme në të njëjtën kohë. Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani, në IN Tv, foli per keto 5 vajzat te cilat u bene te famshme nga partneri i tyre.

Blero dhe Afrona

Blero është një këngëtar I cili numëron shumë Hite gjatë karrierës dhe lidhjet e tij, vitet e fundit janë bërë kryetemë në lajme por ajo që ia ka rrembyer zemrën është Afrona e cila në pak kohë mundi të bëhej e famshme dhe kjo falë Bleros dhe bukurisë së saj. 

1_Afrona_dhe_Blero.jpg

 

Ermal dhe Ariana Fejzullahu

Ermal Fejzullahu është ndër këngëtarët më të suksesshëm në trevat shqiptare, por pak nga fama e tij ka marrë edhe bashkëshortja e tij, Ariana. Mediat e kanë cilësuar atë si një nga femrat “fashioniste” të showbiz-it.

2_Arjana__Ermal_Fejzullahu.jpg

 

Lyricla Son dhe Gresa

Lyrical Son është një ndër personazhet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Por edhe Gresa nuk ka mundur të mos flitet në media, pasi bukuria e saj nuk le vend për mos folur. Lyricla Son dhe Gresa janë martuar në gusht të vitit 2014 dhe nga martesa e tyre ata kanë një vajzë të quajtur Eva.

3_Gresa_dhe_Lyrical_son.png

 

Andrra dhe Sinan Hoxha

Prej dy vitesh, Sinan Hoxha ka lënë pas statusin e beqarit pasi është martuar me bukuroshen Andrra Destani. Çifti është bekuar edhe me një djalë një vit më parë. Sinani është një nga këngëtarët më të kërkuar dhe të famshëm  të muzikës popullore në Shqipëri, por kur vjen puna te fama mund të themi se bashkëshortja ka arritur t’ia kalojë në këtë pikë. Nëse do t’i hidhnit një sy Instagram-it të saj, do të shihni se Andrra ka më shumë ndjekës se këngëtari.

5_Andrra_dhe_Sinani.jpg

 

Labinot Gashi  dhe Qëndresa Bajrami

Labinot Gashi është ndër gazetarët më të njohur në Kosovë dhe në showbiz jo rrallëherë ndodh që të shkruhet edhe për jetën e tij private. Qëndresa, partnerja e tij, është kthyer në burim lajmesh, dhe kete gje edhe nese nuk e pelqen duhet të durojë, pasi është e fejuara e një personazhi të njohur./intv.al/

4_Qendresa_dhe_Labi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154