INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 veçoritë e përbashkëta të njerëzve me inteligjencë të lartë

5 veçoritë e përbashkëta të njerëzve me inteligjencë të lartë

Publikuar më: 13:54 29-05-2017

Mund të duket e frikshme, por njerëzit inteligjentë sa vijnë e rrallohen në shoqëri.

Ata që kanë një dëshirë për të mësuar, të zhvillojnë njohuritë dhe të tejkalojnë limitet, nuk gjenden shpesh rrotull. Këto 5 veçori i dallojnë ata nga të tjerët:

Pyesin për gjithçka
Njerëzit inteligjentë, refuzojnë të besojnë të gjitha ato që dëgjojnë apo lexojnë. Ata janë gjithmonë duke ngritur pyetje rreth çështjeve, idealeve dhe traditave, me një fjalë, çdo gjë që mund të ketë një anë tjetër të medaljes. Ata janë kritikë, por me arsye dhe shpesh zhyten në mendime. Me një fjalë, këto specie, janë kuriozë të etur për dije.

Veshin një lloj maske
Në disa raste nuk pranojnë “të bëjnë të zgjuarin” thjesht për të testuar aftësitë e njerëzve që kanë përballë. Ata zakonisht veshin një lloj maske dhe sillen thjesht si vëzhgues për të parë se çfarë përfaqëson “e vërteta” për ata me të cilët bashkëbisedojnë. E përdorin këtë taktikë për të studiuar natyrën e njerëzve me të cilët bashkëpunojnë dhe krijojnë marrëdhënie afatgjata pune. Në këtë mënyrë do të duken sikur dinë se për çfarë po flasin pa pasur nevojë të përdorin fjalë të mëdha që të tjerët t’i kuptojnë sa më lehtë.

Kuptojnë konceptin e kohës
Njerëzit e mençur nuk lejojnë shpërqendrimet dhe nuk e shpenzojnë kohën duke u marrë me çikërrima. Ata janë të aftë të kuptojnë mendimet që do t’i udhëheqin në hapat drejt përmbushjes së qëllimeve apo, nga ana tjetër, se çfarë i largon nga objektivat që i kanë caktuar vetes. Personat e mençur janë të vetëdijshëm se qeniet njerëzore hasin në një sërë shpërqendrimesh të panevojshme përgjatë ditës, të cilat shërbejnë vetëm si një shtysë negative në jetën e tyre. Ata e dinë se si t’i injorojnë këta “mashtrues” të së vërtetës dhe fokusohen të përdorin aftësitë e tyre më të mira që të jenë sa më produktivë për mirëqenien e tyre.

Debatojnë me veten
Njësoj si me zërin e brendshëm që përmendëm më sipër, njerëzit e mençur e pranojnë faktin se vendimet që marrin në fusha të caktuara të jetës, jo gjithmonë janë të drejta. Shumicën e këtyre vendimeve do t’i vënë re shumë kohë pasi i kanë marrë. Ja përse ata e kuptojnë se çdo veprim të rëndësishëm, duhet ta kontrollojnë dy herë përpara se ta ndërmarrin.

Kuptojnë konceptin e kohës
Njerëzit e mençur nuk lejojnë shpërqendrimet dhe nuk e shpenzojnë kohën duke u marrë me çikërrima. Ata janë të aftë të kuptojnë mendimet që do t’i udhëheqin në hapat drejt përmbushjes së qëllimeve apo, nga ana tjetër, se çfarë i largon nga objektivat që i kanë caktuar vetes. Personat e mençur janë të vetëdijshëm se qeniet njerëzore hasin në një sërë shpërqendrimesh të panevojshme përgjatë ditës, të cilat shërbejnë vetëm si një shtysë negative në jetën e tyre. Ata e dinë se si t’i injorojnë këta “mashtrues” të së vërtetës dhe fokusohen të përdorin aftësitë e tyre më të mira që të jenë sa më produktivë për mirëqenien e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268