INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 vendet që duhet të vizitoni menjëherë pas pandemisë!

5 vendet që duhet të vizitoni menjëherë pas pandemisë!

Publikuar më: 16:31 31-10-2020

Ndërsa një fund i krizës që po kalojmë duket shumë larg në të ardhmen, shumë vende do të jenë vërtet të përballueshme për t'u vizituar pasi gjithçka të ketë mbaruar. Këto janë 5 vende që janë lehtësisht të aksesueshme dhe jo detyrimisht të shtrenjta.


1- Italia
Kultura, historia, ushqimi, vera, plazhet, malet, rrënojat antike – mund të flaism pafund për Italinë. Nuk ka nevojë për më shumë shpjegim se pse Italia duhet të jetë kryefjala e udhëtimeve tuaja të ardhshme sapo të na japet mundësia të vijojmë me udhëtimet.

Picture_2.png

2- Kina
Nga Muri i Madh deri tek Pallati i Verës dhe Qyteti i Ndaluar, Kina ka disa nga vendet më të mahnitshme për të parë dhe ofron një nga kulturat më të vjetra ne botë (mbi 5000 vjeçare). Harrojeni atë që dini për ushqimin kinez, pasi aty do të provoni disa nga përvojat më unike të kuzhinës në botë. 

Picture_3.png

3- Israeli
Ka shumë histori të lashtë antike në Izrael, nga Deti i Galilesë e deri te vendet e shenjta në Jeruzalem. Tel Aviv është një qytet mahnitës i mbushur me kulturë, ngjarje, jetë nate, plazhe, etj. Ato fotot e mrekullueshme të njerëzve që notojnë në ujërat e cekëta dhe të kristalta të Detit të vdekur janë të vërteta dhe janë shkrepur në Israel.

Picture_4.png

4- Hollanda
Hollanda është një nga destinacionet turistike me famë botërore, pasi karakterizohet nga natyra e saj piktoreske, veçanërisht kanalet e ujit që kalojnë nëpër qytetet antike, si dhe fushat shumëngjyrëshe të tulipanëve. Për të gjithë të apasionuarit e muzikës, më 18 Maj, në Roterdam, do të mbahet Eurovision Song Contest 2021.

Picture_5.png

5- Finlanda
Finlanda ka njerëzit më të lumtur në botë, një natyrë piktoreske dhe gamë të gjerë të sporteve dimërore. Gjithashtu njihet për Aurora Borealis, një nga manifestimet e rralla dhe më të bukura natyrore. Aty mund të vizitoni edhe fshatin e Santa Claus në rajonin e famshëm të Lapland. Nëse doni të përjetoni dimrin më të bukur polar, vizitoni Finlandën në fund të dhjetorit ose fillim të janarit.

Picture_6.png

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496