INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 VIP-at SHQIPTARË që e kanë pranuar pa problem që kanë bërë BUZËT!

5 VIP-at SHQIPTARË që e kanë pranuar pa problem që kanë bërë BUZËT!

Publikuar më: 15:05 01-02-2020

Tashmë ndërhyrjet estetike janë bërë tendencë dhe shumë personazhe të njohur i kanë pranuar ato. Në këtë artikull keni vipat shqiptare që i kanë bërë buzët dhe e kanë pranuar publikisht.

Genta Ismajli

“Përveç buzëve që i kam bërë përkohësisht, i kam mbushur pak, sepse gjithmonë kam dashur t’i kem buzët e trasha…”. “E adhuroj Angelina Jolie dhe ia dua buzët shumë dhe kam dëshirë t’i bëj ashtu. Madje do t’i mbush akoma më shumë se më pëlqen”.

Aurela Hoxha

“Përveç buzëve asgjë nuk kam bërë, është diskutuar gjoksi, thuhet se kam hequr brinjët etj. por nuk është e vërtetë”

Ingrit Gjoni

“Unë kam bërë buzët në 2010-n kur s`i kishte bërë njeri. Jemi shpuar në një parukeri. Është fat dhe dhuratë kur lind i bukur, por se do të rregullosh diçka të vogël teksa plakesh, mendoj se s`ka asgjë të keqe”.

Fjolla Morina

Fjolla tha se i ka fryrë pak buzët në pjesën e sipërme, duke u shprehur se është diçka që të gjithë po e bëjnë tani.

Roza Lati

Roza gjithashtu ka treguar se i ka bërë buzët por është e pakënaqur nga rezultati sepse mënyra e operacionit nuk ka qenë e duhura: “Buzët i kam bërë kur isha vetëm 21 vjeç, me këto shiringat e frikshme dhe jo në klinikë, por në një sallon bukurie…”./revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205