INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata: 18 komisionerë falsifikuan zgjedhjet në Lezhë

Gjykata: 18 komisionerë falsifikuan zgjedhjet në Lezhë

Publikuar më: 14:39 06-05-2016

Kanë kaluar më shumë se 5 vite nga zgjedhjet lokale të 2011, por vetëm tani Gjykata e Lezhës dha vendimin për 18 komisionerët në këto zgjedhje. Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg 6 persona, ndërsa 12 të tjerë janë gjobitur.
Sipas gjykatës, 18 komisionerët kanë manipuluar procesin zgjedhor në 2011. Komisionerët u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikim pasi lejuan hedhjen në kuti të votave të personave, të cilët sipas sistemit TIMS në atë kohë rezultonin jashtë Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2011 ish-kandidati socialist bëri padi për manipulime dhe paraqiti fakte të cilat pas 5 vitesh u gjetën të vërteta nga ana e gjykatës.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053