INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 vjeçari sirian përloti botën, flet fotografi që bëri foton

5 vjeçari sirian përloti botën, flet fotografi që bëri foton

Publikuar më: 18:59 19-08-2016

Fotoja e 5-vjeçarit sirian Omran Daqneesh, ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. Fotoja e tij ka ”pushtuar” në kohë rekord internet, gjatë ditës së djeshme, duke sjellë edhe reagime të shumta. Fatmirësisht Omran është bashkuar me prindërit e tij, dhe fotografi që bëri këtë foto që u përhap masivisht në të gjithë mediat e botës rrëfen momentin prekës kur bëri fotografinë.

Mahmoud Raslan tha se ndihej i shkatërruar teksa shihte trupat që nxirreshin nga rrënojat si pasojë e bombave ruse që goditën shtëpitë e tyre.

“Omram më preku mua, sepse ishte i heshtur. Ai nuk qante. Ai nuk tha asnjë fjalë. Ishte i tronditur”,rrëfeu fotografi. Si babai i një vajze, Raslan tha se shprehja e fytyrës së djalit të vogël e kishte goditur fort.

“Kam menduar për vajzën time 7 vjeçare dhe mendova se mund të ishte ajo. Mund të jetë çdo fëmijë në Aleppo apo Siri…”, shkruan ai në Facebook.

Me një përshkrim pikëllues të sulmit, Rislan u shpreh se dëgjoi shpërthimin rreth 300 metra larg.

“Unë jetoj vetëm 300 metra nga sulmi që ndodhi rreth orës 19:00 pas lutjeve të mbrëmjes. Kemi dëgjuar shpërthimin. Unë dhe tre aktivistë të tjerë të medieve nxituam…”.

“Gjëja e parë që pashë ishte tre trupa në terren duke u transportuar tek një ambulancë. Ata ishin fqinjët e familjes Omran. Ndërtesa është shkatërruar tërësisht -.. Të gjitha, gjashtë kate ishin rrënoja”.

“Pastaj pashë një ndërtesë gjysmë të shkatërruar-shtëpia e Omran. Pashë punëtorët që po ngjiteshin me shkallë emergjence aty pranë dhe u bashkova për të ndihmuar”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451