INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Yjet e Hollywood-it që po lënë gjurmë në industrinë e bukurisë [FOTO]

5 Yjet e Hollywood-it që po lënë gjurmë në industrinë e bukurisë [FOTO]

Publikuar më: 15:12 16-07-2018


Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin është folur për 5 personazhe shumë të rëndësishëm që përveç profesionit të tyre kanë provuar veten edhe në biznes e me plot gojë mund të themi se janë ‘bussnisëomen’ të vërteta që po lënë gjurmë në industrinë e kozmetikës.


1.Jessica Alba - The Honest Company
Aktorja e njohur ka krijuar “The Honest Company” e cila prodhon dhe shet mallra jo-toksike të tilla si pastrues lavanderie, produkte kozmetike dhe produkte për fëmijë dhe ishte vlerësuar kohët e fundit në 1.7 miliardë $.

635932379655011574-Jessica-Alba-The-Honest-Co.jpg

 


2. Miranda Kerr – Kora Organics
KORA Organics është një linje online që ofron një përzgjedhje të produkteve organike të kujdesit të lëkurës që mbrojnë dhe ushqejnë lëkurën tuaj. ‘Kora Organics” është një reflektim i pasionit të saj për të jetuar shëndetshëm, pasion të cilin dëshiron ta shpërndajë me të tjerët.

kora-organics-by-miranda-kerr.jpg

 

3.Kylie Jenner – Kylie Cosmetics
Që Kylie Jenner do të ishte një influencuese në mbarë botën kjo dihej, por kur ajo lançoi linjën e saj të make up-it, jo vetëm që arriti rekord shitjesh në çeshtje minutash, por Jenner ia doli të bëhet kaq e pasur falë kompanisë së saj kozmetike “Kylie Cosmetics”, e cila ka rreth 800 milionë dollarë fitime.

top_5.3.jpg

 


4.Rihanna – Fenty Beauty
RiRi ka bërë një emër të madh në industrinë e bukurisë pasi lëshoi një koleksion bukurie ku përfshin produkte si pudër, lipstick, tone sysh etj. Suksesi sigurisht që nuk vihej në diskutim, pasi mjafton që është thjesht prodhim i Rihannës dhe shitjet do të ishin të medha.

top_5.4.jpg

 


5.Kim Kardashian- KKW Beauty
Edhe produktet e Kardashian në linjën e saj kozmetike KKW janë shumë të njohura dhe të preferuara nga të gjithë. Aty mund të gjesh pudër, lipstic, ton sysh, por edhe parfum ku Kim i promovon vetë nëpërmjet imazhit të saj çka ka rezultuar që të shesë produktet e reja brenda 24 orësh.

top_5.5.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326