INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50 Cent godet me ‘batutën legjendare’ Rick Ross-in: “Nëse vdes, lë të vdesë”[FOTO/VIDEO]

50 Cent godet me ‘batutën legjendare’ Rick Ross-in: “Nëse vdes, lë të vdesë”[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:41 05-03-2018

Për kundërshtarët në botën e Repit nuk ka mëshirë.

Të paktën këtë na e ka treguar reperi 50 Cent i cili ka ashpërsuar tonet ndaj rivalit të tij Rick Ross, ndonëse ky i fundit është i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore duke vuajtur nga pneumonia.

Sipas TMZ, reperi ishte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Miami mëngjesin e të enjtes rreth orës 03.30 ku familjarët kishin telefonuar urgjencën për të kërkuar ndihmë për gjendjen e rëndë të reperit, i cili kishte shfaqur probleme duke marrë frymë me vështirësi.

Ndonëse ka nga ata si Missy Elliott e Sean ‘Diddy’ Combs që i kanë dalë në mbështetje 42-vjeçarit Rick Ross, ndryshe nga të gjithë Curtis Jackson ka vendosur ta sulmojë atë.

Pasi u njoftua se Ross ishte dërguar në spital, 50 cent ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram që me shumë gjasa i dedikohet “armikut” të tij të sëmurë.

Imazhi i postuar është shkëputur nga një skenë nga “Rocky IV”, në të cilën personazhi boksier Ivan Drago i luajtur nga aktori Dolph Lundgren qëndron mbi boksierin kundërshtar Apollo Creed rol i luajtur nga Carl Weathers që është duke vdekur dhe thotë: “Nëse vdes, vdes”.

Jo vetëm kaq por rreth një orë më vonë, 50 Cent ka publikuar një fotografi të Tony Montanas rol i luajtur nga aktori Al Pacino në filmin “Scarface” që e kishte shoqëruar me përshkrimin: “E vërtetë, unë jam ndryshe”.

Ashtu siç raporton TMZ, 50 Cent dhe Rick Ross kanë qenë në armiqësi prej kohësh dhe gjithçka ka arritur kulmin kur 50 Cent publikoi një video seksuale të njërës prej ish-të dashurave të Ross.

xdfbe.PNG

xdfbgw5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172