INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50 Cent në telashe, i rritet shifra e borxheve [FOTO / VIDEO]

50 Cent në telashe, i rritet shifra e borxheve [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 11:49 16-05-2016

Teksa i shohim nëpër klipet e tyre mendojmë se këta artsitë bëjnë një jetë luksoze të rrethuar nga paratë, femra dhe makina të bukura, por ja që disa herë realiteti është krejt ndryshe.

I tillë është edhe reperi  50 Cent, për të cilin edhe pse ishim në dijeni të problemeve financiare që kishte dhe se ishte drejt falimentimit, këtë herë zbulohet se problemet e tij me paratë janë më tepër serioze seç mendohej.

Sipas dokumenteve të reja që janë bërë të ditura dhe paraqesin gëndjen financiare të 50 Cent,  tregojnë se borxhi i vërtetë i tij nuk është 28 milionë dollarë, siç ishte bërë e ditur më parë, por plot 36 milionë dollarë.  Borxhet e 50 Cent i detyrohen taksave të shtetit, dëmshpërblimit ndaj mamasë së fëmijës së Rick Ross për regjistrimin e një videoje intime, me një betejë ligjore ndaj ish-partnerit të tij të biznesit.  50 Cent  tani duhet të paguajë shumën prej 400.000 dollarësh në muaj që të mund të shlyejë 23 milionet gjatë 5 viteve në vazhdim.  Tani e tutje reperi duhet ta mendojë  dy herë  çdo 50 cent që harxhon. 

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664