50 Cent e gjeti veten sërish në telashe këtë javë, pasi postoi në mediat sociale një video teksa tallej me Andrew Ferrell, një djalë 19-vjeçar me autizëm.
Megjithatë sapo mori vesh këtë fakt, reperi emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, menjëherë ka fshirë videon dhe i ka kërkuar ndjesë familjes së djalit në fjalë. Por 50 Cent nuk e ka lënë me kaq. Sipas TMZ ky i fundit për të shlyer gabimin e tij, i ka dhuruar plot 100 mijë dollarë Autism Speaks, një grup ky suporti për të prekurit nga autizimi. Ai madje ka dhënë edhe një deklaratë për The Huffington Post duke kthyer keqkuptimin e ndodhur në mirëkuptim, me anë të një thirrje dhe ftese për solidaritet nga ana kolegëve të tij. Sigurisht këto nuk e justifikojne aspak gjestin e shëmtuar të 50 Cent, por le t’i japim kredite për përpjekjen!