Një grup emigrantësh marokienë kanë zbarkuar në një plazh turistësh në Spanjë. Pushuesit janë shtangur kur kanë parë gomonen me 50 marokenë, përfshirë 10 fëmijë, duke zbarkuar në plazh dhe më pas kanë vrapuar dhe kanë filluar të ngjiten shkëmbinjve. Ngjarja ndodhi pranë një resorti luksoz me dyqane anijesh, restorante e hotele me 4-5 yje.