INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50 orë ‘betejë’, për të ndarë binjaket e lindura me kafkë të ngjitur [FOTO]

50 orë ‘betejë’, për të ndarë binjaket e lindura me kafkë të ngjitur [FOTO]

Publikuar më: 11:09 16-07-2019

Mrekullitë ekzistojnë dhe një e tillë ka ndodhur për binjaket 2-vjeçare të cilat nuk ishin normal si të gjithë fëmijët e tjerë. Ato kishin lindur me kafka të ngjitura. Por më në fund ato mund të shijojnë lirinë. Vogëlushet janë ndarë pas një operacioni që zgjati më shumë se 50 orë dhe ku u përfshinë rreth 100 personel mjekësor.

Operacioni u zhvillua në një spital në Londër.

Binjakët e lindura me kafka të ngjitura, Safa dhe Marwa babai i të cilëve ka vdekur, nga Pakistani erdhën për të jetuar në Londër me nënën e tyre, gjyshin Mohammad Sadat, 57 vjeç dhe xhaxhain.

Ato tani bëjnë fizioterapi të përditshme si pjesë e rehabilitimit.

Binjakët e ngjitur janë raste shumë të rralla- ku prek 1 në 2.5 milionë raste në vit. Vajzat nga Pakistani lindën me kafkat dhe enët e gjakut të ngjitura me njëra-tjetrën.

Por fatmirësisht ato tashmë janë të ndara dhe mund të luajnë me njëra-tjetrën.

 

op3.PNG

ope2.PNG

operacion1.PNG

op5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488