INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50 pedagogë në krah të studentëve! Firmosin kërkesën për shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë...[FOTO]

50 pedagogë në krah të studentëve! Firmosin kërkesën për shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë...[FOTO]

Publikuar më: 16:05 20-12-2018

Mbi 50 pedagogë të universitetit të shkencave sociale i janë bashkuar studentëve dhe kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit të arsimit të lartë. Në listën bien në sy dhe emrat e profesoreshave të njohura si socialiste dhe i bashkëshortes së ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ne, pedagogë të fakultetit të Shkencave Sociale shprehim publikisht mbështetjen tonë për protestën e studentëve e cila shpreh nevojën për ndryshime thelbësore në arsimin e lartë. Në këtë kuadër, kërkojmë nga institucionet përkatëse abrogomin e ligjit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, si shkakun themeltar të probleme aktuale në universitet publike shqiptare. FSHS e mban këtë qëndrim në koherencë me qëndrimet e mëparshme zyrtare gjatë kohës së diskutimit të projektligjit. Gjithashtu, ne theksojmë nevojën për rihapjen e diskutimit gjithëpërfshirës për modelin e universiteteve publike në Shqipëri.” shkruhet në deklaratën e profesorëve.

petagoge1okkk.jpg

petagogetok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998